Matura/ Sa pyetje do te kete cdo kapitull ne lendet natyrore

Standard publikon numrin e pyetjeve per cdo kapitull ne Fizike Kimi dhe Biologji
Nder lendet me zgjedhje te Matures Shteterore me shume hapesire kane tri lendet e shkencave natyrore te cilat marrin koeficiente maksimale ne shumicen e fakulteteve te Universitetit te Tiranes dhe te rretheve si edhe ne Universitetin Politeknik dhe ate Bujqesor. Standard boton sot numrin e pyetjeve qe do te kete cdo kapitull ne lendet me zgjedhje te shkencave natyrore te cilat jane Fizika Kimia dhe Biologjia.
Pyetjet
Ne baze te programeve te hartuara nga Agjencia e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve ne testin e kimise nje e treta e pyetjeve do te vije nga Kimia organike qe perben 30 per qind te lendes. Me pas vijne Ndertimi i lendes sistemi periodik me 17 per qind Kimia sasiore me 16 per qind Elektrokimia me 11 dhe Ekuilibrat kimike me 10 per qind. Ne fund jane Kinetika kimike dhe Termokimia me 8 per qind secila.
Ne provimin tjeter te matures ate te Fizikes perqendrimi me i madh duhet te vihet tek mekanika dhe elektriciteti e magnetizmi te cilat do te kene 34 dhe 24 per qind perkatesisht cka perkthehet ne nje te treten dhe nje te katerten e pyetjeve. Nga nje pyetje pritet te kete Levizja e grimcave ne fushen e forcave dhe relativiteti dhe Optika te cilat perbejne vetem 5 per qind te lendes ne total.
Per sa i perket provimit te Biologjise qe ne tre vitet e para te matures ishte pjese perberese e provimit te kimise gjysma e pyetjeve do te vijne nga Sistematika dhe Anatomia fiziologjia shtazore qe kane 26 dhe 24 per qind te peshes lendore perkatesisht. Pas tyre vjen biologjia qelizore dhe trashegimia me 19 dhe 15 per qind ndersa fushat e tjera jane nen 10 per qind pra nen 1 te dhjeten e pyetjeve.
Pergjigjet
Celesi i pergjigjeve zyrtare do te jepet menjehere nga Ministria e Arsimit dhe do te botohet i plote nga gazeta standard. Perfundimi i korrigjimit te testit duhet te kryhet brenda 15 diteve nga perfundimi i provimit te matures. Testi i korrigjuar do tu jepet kandidateve pas kerkeses se tyre vetem kundrejt nje pagese prej 400 lekesh te reja. Kete vit ne rast se maturantet verejne korrigjim te gabuar te testit nga ana e vleresuesve nuk do te kene te drejte te apelojne korrigjimin prane AVA-s per shkak te sistemit te ri.
Rregullat per qendrimin ne mjediset e AVA-s gjate hartimit te tezave te provimeve si edhe gjate korrigjimit te testeve jane te rrepta. Ne mjediset e agjencise nuk do te lejohet te qendroje vetem nje person e per me teper nuk do te lejohet mbajtja e mjeteve per komunikim. Nderkohe qe ne rast se nje prej materialeve te konsideruara te rezervuara behet i ditur ne publik te gjithe personat pergjegjes do te ndiqen penalisht.
Kimi
Fusha Perqindja
Ndertimi i lendes sistemi periodik 17
Kimi sasiore 16
Kinetika kimike 8
Ekuilibrat kimike 10
Elektrokimia 11
Termokimi 8
Kimi organike 30
Fizike
Fusha Perqindja
Mekanika 34
Levizja mekanike. Kinematika 8
Dinamika. Ligjet e Njutonit 13
Forcat dhe baraspesha e trupave 3
Puna e forcave dhe energjia mekanike 10
Fizika molekulare dhe termodinamika 11
Bazat e teorise molekulare te lendes. Gazi i persosur 5
Termodinamika 6
Elektriciteti dhe magnetizimi 24
Fusha elektrike konstante 8
Rryma elektrike konstante 6
Fusha magnetike konstante 3
Induksioni elektromagnetik 7
Lekundjet dhe valet 13
Lekundjet 10
Valet 3
Optika 5
Levizja e grimcave ne fushen e forcave dhe relativiteti 5
Levizja e grimcave ne fushen e forcave 3
Teoria e relativitetit 2
Fizika kuantike dhe berthamore 8
Fizika kuantike 4
Fizika berthamore 4
Biologji
Fusha Perqindja
Bazat kimike te jetes 2
Biologjia qelizore 19
Sistematika 26
Anatomia fiziologjia shtazore 24
Evolucioni 3
Trashegimia 15
Mikrobiologjia 2
Ekologjia 9