E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari 5 gardistembrojten serverin

Grupi i analizes prane Gardes se Republikes dyshohet se ka mare pjese ne fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrise ku ndodheshin te rregjistruara te gjitha pamjet e demostrates se 21 janarit. Gjate zhvillimit te seances gjyqesore per caktimin e mases se sigurise ndaj inxhinierit te IT-se Armando Kasaj dolen ne skene dhe disa emra te tjere te cilet mbremjen e 21 janarit kane qene brenda ambjenteve te kryeministrise dhe pikerisht ne zyren ku ndodhej serveri. Bledar Lika Ervina Osmani Aurora Allkanjari Ervin Lelaj si dhe drejtori Arben Shkoza kane qendruar mbremjen e 21 janarit duke hyre mengjesi i 22 janarit ne ambjentet e kryeministrise. Ne gjykaten e Apelit avokati mbrojtes i te arrestuarit Armand Kasaj Ilir Murrati i beri me dije gjykates se klienti i tij nuk ishte imlikuar ne asnje veper penale pasi ai thjesht ka bere vetem kopjimin e filmimeve me kerkese te gardistes Ervina Osmani dhe me pas ne oren 2300 ai eshte larguar duke shkuar ne banesen e tij. Pas largimit te Kasajt drejtori Arben Shkoza zyren ku ndodhej serveri ua ka lene ne administrim shtetases Ervina Osmani dhe Ervin Lelaj. Keta te fundit e kane mare ne dorezim nga ora 2300 deri ne mengjes dhe se per kete peridhe kohe nuk dihet me saktesi se cfare ka ndodhur ne serverin e kryeministrise. Avokati Murrati nenvizoi se ne serverin e kryeministrise kishte akses cdo person dhe jo vetem klienti i tij shtetasi Armando Kasa. Nderkohe qe ky i fundit ne nje prononcim per mediat beri me dije se pamjet filmike qe kishte kopjuar ja ka dorezuar Gardes se Republikes dhe Prokurorise se Tiranes.

Detyrim paraqitje
Treshja e gjyqtareve te Apelit Gjin Gjoni Edmond Gogu dhe Artan Broci vendosi dje te zbuse masen e sigurise ndaj inxhinierit te IT-se Armando Kasa per te cilin prokuroria kerkoi izolimin ne qeli te tij. Pas degjimit te paleve ne sallen e gjyqit gjykata caktoi masen e sigurise te detyrimit per paraqitje cdo te hene ne prokurori te te dyshuarit Kasa. Mbrojtja e ketij te fundit gjate zhvillimit te seances kerkoi lenin te lire te klientit pasi sipas saj nuk mund te akuzohesh per Shperdorim detyre dhe zhdukjen e provave sepse Kasaj ka kopjuar nje material filmik. Nga ana tjeter perfaqesuesi i prokurorise se Apelit Nezir Gjoka i kerkoi gjykates caktimin e mases se arrestit ne burg pasi sipas tij ekziston mundesia qe i dyshuari gjate qendrimit i lire mund ike ose te ndikoje ne fshehjen e provave apo te zhdukjes se materialeve filmike te cilat sot e kesaj dite nuk jane vene ne dispozicion te prokurorise. Ky argument u kundershtua nga avokati Ilir Murati i cili i vuri ne dukje trupit gjykues se Armand Kasa eshte mare ne pyetje kater here. Te nderuar gjyqatre klienti im qe nga muaji Prill 2011 deri tani eshte mare nga prokuroria e Tiranes kater here ne pyetje. Ne te gjitha heret Armand Kasaj eshte treguar i gatshem duke iu pergjigjur pozitivisht fteses se prokurorise per marjen ne pyetje. Sa i perket ikjes dhe rrezikut te zhdukjes se provave sic pretendon prokurori nje gje e tille nuk mund te ndodhe pasi tashme serveri ndodhet ne prokurori dhe se Armand Kasa nuk ka asnje arsye apo mjet qe mund ta kryeje nje gje te tille-ka deklaruar avokati mbrojtes Ilir Murati. Nisur nga kjo gjykata ka lene te lire te dyshuarin Kasa duke pohuar se prokuroria kunder ketij vendimit mund te ankohet me rekurs ne Gjykaten e Larte.

Serveri nga Garda
Sipas avokatit Murati provohet qe nga kryeministria i eshte vene ne dispozicion te prokurorise nje CD me materiale te rregjistruara si dhe nje raport vleresimi te gjendjes se sistemit te kompanise TIS Sh.P.K. Fakti i mesiperm trajtohet dhe ne vendimin e gjykates ku citohet se ne datn 4 mars 2011 me shkresen nr.870 te protokollit Keshilli i Ministrave ka derguar edhe nje informacion shtese ne lidhje me vezhgimit te kryeministrise duke percjelle dhe rregjistrimet e nje kamere tjeter. Sa me siper provohet qe i dyshuari Armando Kasa nuk ka kryer asnje veprim per fshehje te te dhenave apo per fshirje te rregjistrimeve. Ne raste e ngjarje te tilla sistemi i kamerave te sigurise nuk eshte me ne mbikqyrje administrim apo ne ruajtje te specialistit te IT-se apo kryeministrise por ne kopetencat e Gardes se Republikes. I dyshuari Armando Kasa ka deklaruar ne prokurori qe ne Prill 2011 se ka bere kopjimin e pamjeve filmike dhe ja ka dhene ne dore DVD punonjesve te gardes konkretisht shtetases Ervina Osmani. Duke kryer nje veprim te tille i dyshuari Armando Kasa nuk kishte si te fshinte te dhenat ne DVR kur ato te dhena ju dhane me paisjen perkatese punonjesve te analizes te Gardes se Republikes se Shqiperise. Rrethanat faktet dhe provat si me lart tregojne ne menyre te qarte se nga ana e te dyshuarit Armando Kasa nuk eshte bere asnje veprim fshirje apo fshehje sic pretendohet nga prokuroria e Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›