21 Janari, Ekspertët: Nuk dimë kush e vrau Myrtajn
Arma me të cilën ësh të qëlluar më 21 janar në drejtim të turmës, ku si pasojë gjeti vdekjen Faik Myrtaj, nuk mund të përcaktohet se kujt i përket. Ky është mendimi i ekspertëve të balistikës, të cilët gjatë seancës së djeshme gjyqësore nxorën në pah faktin se tyta që është gjendur në trupin e Faik Myrtaj, i cili humbi jetën më 21 janar, nuk mund
të përcaktohet nëse i përket armës së ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendit, me nr. PZ52778, duke rrëzuar në
këtë mënyrë ekspertizën e amerikanëve, të cilët kishin përcaktuar se kjo tytë i përkiste armës së Prendit.
Eksperti i balistikës, Nikolin Duraj, gjatë seancës së djeshme pohoi se atë ditë në laboratorin e ekspertizës kanë mbërritur në grup 27 armë, 4 prej të cilave bereta 9x19 mm, të cilat e kanë tytën të çmontueshme dhe nuk kanë numër identifikimi. Duraj theksoi se duke qenë se plumbi i gjendur në trupin e Myrtajt i përket njërës prej këtyre beretave, që e kanë tytën të çmontueshme dhe për më tepër që nuk kanë numër identifikimi, nuk mund të përcaktohet dot se kujt i përket kjo armë. I pyetur gjatë seancës nga pala mbrojtëse e Ndrea Prendit e përfaqësuar nga avokati Genc Gjokutaj, nëse përbënte
problem dërgimi i armëve grup dhe jo në mënyrë individuale në laborator, eksperti Nikolin Duraj theksoi se nuk përbën asnjë problem mënyra se si dërgohen armët. Po gjatë seancës së djeshme, ekspertët mjeko-ligjorë nuk arritën të përcaktonin dot as distancën e qitjes, nga e cila gjeti vdekjen Myrtaj. Eksperti i thirrur në formën e dëshmitarit nga ana e palës mbrojtëse, Elmaz Shaqiri, theksoi se nuk ishte në gjendje të përcaktonte dot distancën e qitjes. "Duke u bazuar në karakteristikat e plagës elipsoide, me diametër të vogël, me buzë të futura nga brenda, me drejtim horizontal, në trupin e Faik Myrtaj, duke qenë se mungesa e faktorëve plotësues nuk mund të merret si element vlerësimi, pasi nuk ka qenë
xhupi.
Ne nuk kemi ekspertuar teshat e viktimës, ku mund të kenë ngelur materiale plotësuese. Distanca e qitjes nuk mund të përcaktohet me ekzaktësi shkencore", theksoi eksperti Shaqiri. "Duke qenë se përcaktimi i predhës ka qenë nga poshtë-lart, a vërteton kjo shkencërisht se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një goditje në mënyrë të drejtpërdrejt?", ka qenë pyetja e avokatit Gjokutaj për ekspertët mjeko-ligjorë. Në përgjigjen e tij, Shaqiri ka theksuar se predha ka hyrë
nga e djathta në të majtë, si dhe nga poshtë lart, por se nuk mund të përcaktonte dot se si është bërë goditja. Eksperti gjithashtu ishte në gjendje të përcaktonte këndin e brendshëm që kishte krijuar predha, por jo këndin që predha ka formuar gjatë hyrjes në trupin e Faik Myrtaj.
PER AGIM LLUPON
Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, avokati Besnik Çerekja, i të pandehurit për çështjen
e 21 janarit Agim Llupos, kërkoi nga ekspertët që të përcaktonin përmasat që ka reflektuar predha në trupin e Hekuran Dedës. Por për ekspertët një gjë e tillë është e pamundur, pasi bëhet fjalë për trupin e njeriut që ka inde dhe muskuj.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)