Armët e Skëndërbeut 24 orë në mbikëqyrje, ekspozita çelet sot
TIRANË- Që prej tre ditësh Muzeu Historik Kombëtar, ku janë vendosur armët e Skënderbeut, po ruhet 24 orë nga forcat e Policisë së Shtetit.
24 orë pasi kanë qëndruara të mbyllura në amballazhin e përshtatshëm, deri sa u bë përshtatja e tyre me klimën, një specialist nga Muzeu i Vjenës do të bëjë zhvendosjen e tyre nga kutia prej hekuri në stendën prej xhami, ku do të ekspozohen, edhe kjo e ardhur nga Vjena. Të gjitha lëvizjet e objekteve të heroit do të bëhen nga korrieri që i ka shoqëruar ato nga Vjena deri në Tiranë.
Kushtet e sigurisë janë shtuar në MHK, ku përveç mbikëqyrjes nga forcat e policisë, janë shtuar kamera në katin e dytë në Pavionin e Mesjetës, ku do të ekspozohen armët e Skënderbeut. Një kamera që do të vëzhgojë 24 orë lëvizjet është vendosur dhe në vendin ku do të ekspozohen përkrenarja dhe shpata e Heroit Kombëtar.
Dy shpata, përkrenarja, një pikturë në vaj, që paraqet heroin tonë kombëtar dhe pjesë të një codex të Jakob Schrenk von Notzing, kanë mbërritur ditën e hënë në mëngjes në Shqipëri të mbyllura në një kuti hekuri. Armët e Skënderbeut kanë ardhur në rrugë tokësore nga Vjena mbrëmjen e së dielës në portin e Barit e më pas transporti për në Shqipëri është bërë me linjën e tragetit Bari-Durrës.
Ekspozita do të çelet në datën 22 për personalitetet e larta të shtetit, ndërkohë që prej datës 23 armët do të mund të vizitohen nga publiku. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve interesi për të parë armët e Skënderbeut ka qënë i madh. Vizitorë të shumtë kanë shkuar këto ditë në MHK për të parë armët, pa e ditur se ato do të ekspozohet në datën 23 nëntor.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)