Ledio Ruçi, policia gjeti drogën para se të ndalojë makinën
Durrës Ato që quhen arsye proceduariale kanë bërë që të dalin të pafajshëm edhe persona me akuza për krime të rënda. Por duket se ajo e djalit të kreut të Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruci, Ledio Ruçit, do të jetë unikale.
Gjykata e la të lirë atë pasi ishte ndaluar tre ditë më parë për mbajtje lënde narkotike, pasi ndalimi nga ana e policisë është konsideruar i paligjshëm. Avokatet e të ndaluarit, 28 vjecarit Ledio Ruçi, i treguan gjykatësit proces-verbalin e mbajtur nga policia për gjetjen e drogës në makinën e tij.
Procesverbali ishte mbajtur me datën 25 janar, dy ditë para se vetë makina të ndalohej nga policia, në datën 27 janar. Ndërkohë që vetë Ledio Ruçin policia e ndaloi në datën 30 janar. Gjykata e konsideroi të paligjshëm ndalimin e tij, derisa nuk përputhej data e procesverbalit me datën e ndalimit, duke e lënë të lirë.
Nga ana e tij Ledio Ruçi ka mohuar ti jetë kërkuar nga policia të ndalonte, dhe e ka cilësuar këtë si një situatë që po dëmton atë dhe familjen e tij.
Shkrime të tjera me interes:
- Aksidenti në Tiranë, lihet i lirë Ledian Ruçi Tiranë- Ledian Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste Gramoz...
- Aksidenti hekurudhor, Dyrmishi: Policia na lajmëroi me vonesë. Policia: Spitali neglizhoi Lushnje- Drejtoresha e spitalit të Lushnjes ka reaguar pas aksidentit...
- “21 janari”, Kume: S’di kush ma ndërroi tytën, s’kam qënë para Kryeministrisë Tiranë- Shoferi i ish-kreut të Gardës, Margarit Kume ka deklaruar...