E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Familjet rome strehim në palestrën e shkollës “1 Maji”

TIRANË- Duket se do të marrë zgjidhje strehimi i 52 romëve, të cilët prej dy ditësh po rrinë në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.
Bëhet fjalë për familjet rome, cadrat dhe barakat e të cilëve u dogjën tek zona e Stacionit të Trenit, disa muaj më parë duke i lënë në qiell të hapur dhe në pamundësi për të ngritur cadrat diku tjetër ata u vendosën pranë Avokatit të Popullit.

Por sot, Bashkia e Tiranës deklaron se ata do të strehohen përkohësisht në palestrën e shkollës “1 Maji”.

“Në bashkëpunim me partnerët socialë, Bashkia do të krijojë kushtet e nevojshme jetike për këta persona. Ndërkohë, Bashkia ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Bashkia e Tiranës sqaron më tej se “është e ndjeshme ndaj këtij fenomeni dhe ka ngritur një grup pune, që do të trajtojë në vazhdimësi emergjenca të kësaj natyre”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Romët prej 2 ditësh të strehuar tek Av. Popullit, Sequi: BE 1.5 milionë euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›