E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder bora arrin 15 cm

Bora e rënë gjatë natës dhe mengjesit të ditës së sotme në rajonin e Shkodrës ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumë segmente rrugore. Aktualisht në qytetin e Shkodrës trashësia e dëborës është 15 cm, qarkullimi nëpër rrugët e qytetit është shumë i vështirë. Aktualisht akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullim. Aksi Shkodër- Lezhë është i hapur një korsi për qarkullim, aksi Shkodër-Mjedë i hapur një korsi, aksi Shkodër-Pukë i hapur një korsi, aksi Shkodër- Muriqan një korsi, aksi Shkodër- Shirokë me një korsi. Problematik paraqitet aksi Shkodër-Hani i Hotit. Akset rurale të gjitha të bllokuara. Po kështu i bllokuar është edhe aksi Muriqan-Ulqin, dhe gjithë akset rrugore të kësaj zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›