E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, Prokuroria dorëzon në gjykatë dosjen për 4 të pandehurit

TIRANE -  Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar sot në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë dosjen në ngarkim të katër të pandehurve të 21 janarit: Ndrea Prendi, Agim Llupo, Margarit Kume dhe Armando Kasaj.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë thekohet se “ndaj shtetasit Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj Agim Llupos, me detyrë shefi shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shoferi i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. E njëjta akuzë u ngrit edhe për Armando Kasaj, me detyrë specialist i “IT” në Këshillin e Ministrave”.

Në bazë të hetimeve, Prokuroria kërkon që ish-kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi të gjykohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, ndërsa ish-gardisti Agim Llupo të gjykohet për vrasjen e Ziver Veizit, përpara derës së Kryeministrisë. 

Prokuroria bën të ditur se hetimet në ngarkim të efektivëve të Gardës së Republikës, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çeladhe Mark Nikolli, u pushuan në datën 20.04.2012.

Ndërkohë mësohet se hetimet vazhdojnë në lidhje me përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e demonstruesve: Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›