E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 2 italianë akuzohen për trafik armësh e municionesh

DURRËS- ‘Trafik armësh dhe municionesh’, është kjo akuza me të cilën përballen dy italianët e ndaluar një natë më parë në portin e Durrësit, pasi iu gjetën dy armë zjarri kallashnikov pak para hipjes në tragetin e linjës Durrës-Bari. 

Ricardo Gagliardi 24 -vjec dhe Antonio Carriero 50-vjec janë marrë në pyetje për disa orë në prani të avokatëve, ndërsa policia i ka shpallur të arrestuar, duke vënë në pranga edhe një 19-vjecar nga Shijaku, shtetasin Orland Smoqi. Ky i fundit, sipas dëshmive të grumbulluara, dyshohet se i ka shitur dy kallashnikovët model 56 shtetasve italianë. 

Dy armët u gjetën të cmontuara në pjesë të ndryshme të mjetit të italianëve, ndërsa policia dyshon të ketë pasur edhe raste të tjera që të arrestuarit të kenë blerë armë në Shqipëri, me qëllim trafikimin e tyre në shtetin italian. 
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›