Tiranë, vidhnin banesa, në pranga dy të rinj
2 persona kanë përfunduar në pranga nga forcat e komisariatit nr. 6 për vjedhje. Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga shtetasit Ali Vrapi dhe Shpëtim Duro, përkatësisht 24 dhe 25 vjeç. Dy të rinjtë janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhje në 9 banesa. Tre ditë më parë policia e Tiranës shkatërroi një bandë kriminale të vjedhjeve të makinave dhe motorëve. Nëpërmjet një aksioni policor u bë e mundur goditja e grupit kriminal më tendencë vjedhjet e automjeteve dhe motorëve, Tiranë, Kavajë, Durrës, Burrel, Mat dhe Dibër.