Izraeli fillon ndërtimin e një muri në kufi me Libanin
JERUZALEM - Ushtria izraelite bëri të ditur sot se kishte filluar ndërtimin e një muri më tepër se një kilometër i gjatë përgjatë kufirit të saj me Libanin, në pikën më të lartë të lokalitetit izraelit në Metula.
"Ky ndërtim, që filloi sot bëhet në koordinim me "Finul", Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban, dhe me ushtrinë libaneze. Muri ka për qëllim të shmangë fërkime në kufi", deklaroi një zëdhënëse e ushtrisë, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Radio publike theksoi se muri i lartë prej disa metrash kishte për qëllim të parandalojë të shtënat e zjarrit drejt Metulas nga Libani dhe se ndërtimi i tij do të zgjasë disa javë.
Në muajin janar, ushtria izraelite kishte shpallur këtë projekt duke theksuar se ky mur duhet të mbrojë blloqet e ndërtesave të ndërtuara kohët e fundit në Metula kundër të shtënave të zjarrit nga fshati libanez Kfar Kila, që gjendet një kilometër përballë dhe që ngrihet mbi pengesën aktuale të sigurisë.
(er.nu/BalkanWeb)