Sequi: Palët të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi nuk mund të realizohet pa pasur bashkëpunim mes forcave politike. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Etore Sequi bëri apel për debat konstruktiv për miratimin e ligjeve që lidhen me reformën e gjyqësorit. Ko deklaratë e ambasadorit u bë gjatë tryezës së rrumbullakët për ndryshimin e ligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare organizuar nga EURALIUS.
“Ne kemi investuar 100 milion euro për sistemin e Drejtësisë në Shqipëri për të mbështetur reformat. Megjithatë ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi mes forcave politike. Pa pasur bashkëpunim nuk mund të ecet para në realizimin e reformave në sistemin gjyqësor. Një ligj duhet të që të ketë debate konstruktive dhe gjithpërfshirëse të gjitha palëve.Ky është një prioritet kryesor i cili duhet të përfundohet. Përgjegjeshmeria e anetareve te konferences gjyqësore mund te ndikoje në jetën e qytetarëve” theksoi Sequi.
Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj gjithashtu ka kërkuar angazhim të forcave politike për të bërë të mundur miratimin e këtij ligji të rëndësishëm për gjyqësorin shqiptar. Eduart Halimi i pranishëm në këtë tryezë e përcaktoi ligjin si një garanci të domosdoshme për pavarësinë e autonominë e gjyqësorit.
Në dhjetor të 2008 gjykata Kushtetuese shfyqëzioi ligjin për funksionin e konferencës gjyqësore duke krijuar vakum ligjor dhe një pengesë për funksionin e saj.