E Shtunë, 31 Tetor 2026

"21 Janari", dëshmon deputeti Taulant Balla

Ashtu si të mërkurën edhe seanca e rradhës për 21 janarit ka marrë nuanca politike, duke thirrur në cilësinë e dëshmitarit një tjetër deputet të PS, pjesë e deputetëve aktiv ditën e demostratës. Deputeti Taulant Balla prej disa minutash ndodhet në Prokurori, ku po pyetet në lidhje me rolin e tij ne organizimin e demonstratës së 21 janarit.
 

Një ditë më parë dëshmuan dy deputetë te tjere te PS, Besnik Bare dhe Paulin Sterkaj.Të dy deputetët kanë qënë në të njëjtën linjë, ku kanë thënë se në asnjë moment garda dhe policia nuk janë provokuar nga turma. Ajo ishte një demostratë e qetë u shprehën deputetët.
 

Në përfundim të dëshmive të tyre para trupit gjykues Bare pohoi se duhet të hetohen edhe personat që kanë urdhëruar që të qëllohet mbi turmë. Ndërsa deputeti tjetër Sterkaj tha se është qëlluar nga kryeministria dhe garda nuk ka qënë e kërcënuar në asnjë moment,ata kanë qëlluar pa shkak tha Sterkaj.

Në seancën e së mërkurës ishte thirrur edhe deputeti Tom Doshi, por ai nuk u paraqit, i cili është thirrur përsëri në seancën e rradhës e cila do të mbahet në 10 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›