21 Janari, fëmijët e viktimavekërkojnë dëmshpërblim
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesat e palës mbrojtëse për pavlëfshmëri të akt ekspertimeve ndaj tre të akuzuarve për dosjen “21 Janari”. Prokuroria kërkoi rrëzimin e kërkesës për dy nga viktimat e demostratës.
Sipas tyre, akt-ekspertimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së dy viktimave janë kryer një ditë më parë se prokuroria të merrte vendimin për to. Sipas avokatëve, ky veprim i bën të pavlefshme këto akte, të cilat sipas prokurorisë janë tepër të rëndësishme për këtë proces gjyqësor.
Por Gjykata rrëzoi këtë kërkesë duke I hapur rrugë sot nisjes së procesit të gjykimit për tre ta pandehurit e 21 Janarit, ish komandantit të Gardës Ndrea Prendit, ish garidistit Agim Llupo dhe shoferit të Prendit Margarit Kumes.
Prokurori Blerim Tominaj lexoi gjatë seancës kërkesën për gjykim.
Ish Komandanti I Gardës NDREA Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj si dhe plagosjen e disa protestuesve. Ish gardisti Agim Llupo akuzohet për për dy vrasje. Sipas prokurorisë, Llupo akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës më 21 janar, si dhe plagosjen e disa demonstruesve, të cilët ndodheshin pranë të ndjerit Deda në momentin e ngjarjes. Hetimet që zgjatën më shumë se një vit nuk mundën të identifikojnë autorin e vrasjes së Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, çështje e cila është veçuar dhe do të vazhdojë të hetohet nga Prokuroria e Tiranës.
Pas leximit të kërkesës për gjykim nga Prokuroria ish komandanti I Gardës Ndrea Prendi deklaroi se Garda në protestën e 21 Janarit kë kryer detyrën në mbrojtje të shtetit.
Jam i pafajshëm dhe për këtë do paraqes prova-ka deklaruar më tej ish komandanti i Gardës duke akuzuar prokurorinë që sipas tij po sillet me harbutëri. “S’na lanë të lexojmë procesverbale, kemi patur presion edhe nga drejtuesi I prokurorisë së Tiranë. Nuk kemi qëlluar kur hyri makina, pasi do tensiononim më shumë turmën”.
FËMIJËT E VIKTIMAVË KËRKOJNË DËMSHPËRBLIM
Fëmijët e Ziver Veizit, një prej protestuesve të vrarë në protestën e 21 Janarit, i paraqitën sot gjykatës së Tiranës kërkesën ku për dëmshpërblim. Dy fëmijët Klajdi dhe Ana u paraqitën në gjykatë përmes avokatëve mbrojtës. Kërkesë për dëmshpërblim u paraqit dhe nga ana e vëllait të Hekuran Dedës. (eq/ns/shqiptarja.com)