E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plumba mbi 32-vjeçarin, rëndë në spital

Policia lokale bëri me dije se një shtetas ende i paidentifikuar qëlloi disa herë me armë shtetasin Fatos Gjeli, 32-vjeç, banues në lagjen ‘Beqir Dardha”.

Nga të shtënat me armë, vetëm një plumb ka prekur në kokë 32 vjeçarin. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan. Ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Pas punës së kryer nga Sektori i Kundër Krimeve të Rënda, u bë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje kriminale, i cili për arsye hetimi identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për arrestimin.  /Start/

                                                                                             2012-06-04 10:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›