E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, grabiti një shtetase i maskuar, arrestohet

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Trashovicës.

 "43-vjeçarja M. Salla ka qenë duke kaluar në urë, dhe është grabitur nga 35 vjeçari Arjan Fejzo. Ky i fundit e ka kërcënuar me fjalë dhe me maskë i ka marrë 43 vjeçares me dhunë varësen e floririt, çantën e dorës, celularin si dhe 50 mijë lekë që ajo kishte me vete”, bëri me dije policia. Pas denoncimit, policia ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-06-03 17:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›