E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët, në 6 muaj, asnjë lekë për seancat

Fenomeni është më shqetësues në gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në gjykatën e Faktit, duke ndikuar në vazhdimin e seancave gjyqësore.

Ministria e Drejtësisë nuk ka lëvruar fondin për këta avokatë, të cilët shteti është i detyruar ti paguajë për të mbrojtur interesat e të pandehurve, që nuk kanë mundësi financiare të marrin avokat privat.
Kryetari i Avokatëve Penalë të Shqipërisë, Sajmir Vishaj, sqaron se vetëm ndryshimet ligjore pritet të zgjidhin situatën.

"Avokatët, kryesisht kanë një problem shumë të madh për punën e pagesave për gjykatat e Shkallës së Parë dhe atyre te Apelit. Jam në dijeni të faktit, që nga ana e ministrisë së Drejtësisë, në ndryshimet e reja që do të pësojë ligji për avokatinë, mendoj që krijimi i zyrave për ndihëm juridike, do të shmangë këtë ngërç në lidhje me pagesat. Rrethet e tjera nuk kanë këtë shqetësim sepse veprojnë në bazë të gatishmërisë javore, ndërsa në Tiranë, në bazë të listave edhe pse preferohet nga ana e gjyqtarëve një avokat, atij nuk i bëhet pagesa. Kanë 6 muaj që ata nuk paguhen", citon “AS”, Vishajn.

Avokatët, kryesisht paguhen modestisht nga shteti nga 1 mijë deri 3 mijë lekë për çdo seancë në të cilën ata mbrojnë interesat e të pandehurve pa mundësi financiare.  Çdo gjykatë ka në dispozicion një listë të hartuar nga ministria e Drejtësisë, me emrat e avokatëve që pajtohen nga shteti. Çështja e pagesave të tyre ka sjellë vonesa në proceset gjyqësore pasi ata kanë refuzuar të përfaqësojnë të pandehurit për sa kohë nuk marrin paratë nga shteti./Start/

                                                                                             2012-06-03 16:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›