E Diel, 1 Nëntor 2026

"21 Janari" në Apel, jepdorëheqjen një prej gjyqtarëve

TIRANE-  Një prej gjyqtarëve të trupit gjykues të dosjes “21 janari” jep dorëheqjen në seancën e parë gjyqësore të këtij procesi që nisi sot në gjykatën e Apelit.

Agron Papajani dha dorëheqjen pasi ka marrë pjesë në shqyrtimin e masës së sigurisë për Agim Llupon.

Fillimisht dorëheqja e tij u kërkua nga Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Ndrea Prendit. Më pas ka marrë fjalën e tij gjyqtari Papajani ku ka deklaruar se jep dorëheqjen nga gjykimi i kësaj dosjeje. 

Gjykata e Apelit shtyu seancën për 25 korrik.

Për të ndjekur seancën e sotme kishin ardhur dhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA-së dhe 2 komisionerë të Avokatit të Popullit.

Më 13 shkurt Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin, Agim Llupon dhe Margarit Kumen për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika, dhe Hekuran Deda.  Trupi gjykuesi i kryesuar nga Besnik Hoxha pranoi vrasjen e protestuesve por i deklaroi efektivët e gardës të pafajshëm. Vendimi u apelua nga organi i akuzës i cili në pretencën e tij kërkoi dënimin e Prendit dhe Llupos si autor të vrasjes së protestuesve

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›