Jahjaga darkë pune me komisionerin Stefan Fyle
PRISHTINË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pati mbrëmë një darkë pune me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë, proceset demokratike në vend, për axhendën evropiane të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidentja Jahjaga dhe Komisioneri Fyle vlerësuan rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve komunale në gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me standardet evropiane, të drejta e të lira dhe gjithëpërfshirëse.
Në darkën e punës mori pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
(e.m/ata/BalkanWeb)