21 Prilli, si Nata e Thikave
21 Prilli i vitit 2008 do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Pas 18 viteve përpjekjesh për të ndërtuar një rend demokratik shoqëror, pas 18 viteve të një tranzicioni të tejzgjatur e të mundimshëm dhe vetëm pak ditë pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Parlamenti i Shqipërisë, i vënë zap nën thundrën politike të Sali Berishës dhe i zënë peng i interesave klienteliste të deputetëve të Dushkut, nëpërmjet një procedure aspak transparente e me një nxitim të pashembullt, e në mungesë të plotë të një debati të gjerë dhe aq të nevojshëm në raste të tilla, vendosi me papërgjegjshmërinë që e ka karakterizuar gjatë gjithë kësaj periudhe të zhbënte brenda tri orësh arritjen më të madhe të Shqipërisë postkomuniste, Kushtetutën e vendit.
Kjo katastrofë antikushtetuese dhe e rrezikshme për vendin e fatet e tij u arrit edhe falë të ashtuquajturit konsensus të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët me miopi politike dhe të vënë përpara presionit të lidershipit të tyre, vulosën me turp atë përpjekje shembullore dhe historike të të gjithë socialistëve e progresistëve, të cilët pas një debati më shumë se njëvjeçar dhe një ekspertize mjaft profesionale ndërkombëtare, në vitin 1998, e bënë vendin me Kushtetutë.
Mos harroni që zoti Sali, i cili në atë kohë ishte shumë i zënë me sulmet e tij guerile, me armë e bomba ‘Molotov‘ ndaj institucioneve të shtetit demokratik, digjte komisariatet dhe mburrej se sa i aftë ishte t‘i vinte flakën shtetit, u angazhua të mos e votonte projektin e Kushtetutës demokratike dhe për rrjedhojë, as ta njihte atë.
Ky uzurpator i kohëve moderne u përpoq në vitin 1994 të miratonte një projekt antidemokratik kushtetues, i cili në vend që të garantonte funksionimin ligjor të vendit, ndarjen e pushteteve dhe të drejtat e shtetasve të tij, synoi në mënyrë të dështuar të instalonte pushtetin e tij personal dhe republikën parlamentare ta shndërronte në një oaz të vogël për veten dhe interesat e tij. Ky projekt i turpshëm dështoi, falë votës masive kundër 60% të shqiptarëve dhe shënoi goditjen e parë ndaj revanshit të Berishës, i cili që nga ajo kohë rrëshqiti nga gabimi në gabim, shkaktoi masakrën elektorale të ‘96-ës dhe tragjedinë piramidale të vitit ‘97, pa llogaritur dëmin e jashtëzakonshëm që i shkaktoi imazhit të vendit, të cilin sikurse paraardhësi i tij, Enver Hoxha, e zhyti në mjerim dhe izolim.
Në një darkë të errët, më 21 Prill, po i njëjti Sali, arriti që nëpërmjet një makinacioni politik dhe kapjes peng të një pjese të opozitës, të ndryshonte Kushtetutën e shqiptarëve dhe të riinstalonte pushtetin e tij individual. Ai mbërriti të ndryshonte themelet e shtetit dhe me krenari deklaron se Republika e tij e re nuk ka asnjë lidhje me atë që miratuan shqiptarët me referendum, në vitin 1998, sepse socialistët e rinj në Parlament, që kanë humbur vulën e që rreken të kërkojnë një identitet të ri, përtej së majtës e të djathtës, i dhanë atij mundësinë që të instalojë mbretërinë kryeministrore në kurriz të fateve të miliona shqiptarëve. Me Kushtetutën e re të Saliut, shqiptarët nuk mund të zgjedhin më asgjë e asnjë, pasi deputetët do i zgjedhin kryetarët e partive, Presidentin e vendit, simbolin e unitetit kombëtar dhe garantin e Kushtetutës e ndarjes së pushteteve, do e zgjedhin me votim të thjeshtë kryetarët e radhës të çdo mazhorance të radhës, duke e kthyer këtë institucion suprem dhe të paanshëm në vasal të bindur, ndërsa deputetët shndërrohen në kukulla pa dinjitet, që as mund të heqin Kryeministrin e as mund t‘i kërkojnë atij llogari, sepse ky i fundit, me dispozitat e reja kushtetuese dhe mocionin destruktiv të besimit, kërcënon t‘i nisë ata në shtëpi në çdo kohë që ndokush do tentojë të mos bjerë dakord me të.
Kjo nuk është republika parlamentare që kanë votuar shqiptarët, por një variant modern i Kushtetutës së Hitlerit, që Parlamentin dhe parlamentarizimin i shndërroi në një grumbull hiri në Rajshtag. Prandaj, 21 Prilli do të mbahet mend si "Nata e Thikave" ndaj Kushtetutës dhe Republikës Parlamentare në Shqipëri, që nuk rrezikon stabilitetin, por që kërcënon destabilitetin e vendit, që synon pushtete okulte individuale dhe që vendin kërkon ta kthejë në një republikë kryeministrore, ku ai ka çdo pushtet e ku popullit s‘i mbetet gjë tjetër veçse të sodisë si shembet shteti që ai ndërtoi me aq mund e sakrifica dhe si nxihet si errësira e natës së 21 Prillit e ardhmja e tij.
Do të jetë në turpin tonë nëse do të lejojmë që një neodiktaturë e tillë, që shqiptarëve u shitet si republika e re e stabilitetit të marrë formë. Është e nevojshme që të gjitha ata që kontribuuan nga padija dhe presioni në këtë përpjekje antikushtetuese të reagojnë dhe të bashkohen me kërkesën e drejtë të LSI-së, që për këto ndryshime imorale të shprehet sovrani, i cili e ka vulosur Kushtetutën me gjakun e tij. Është koha që populli të marrë vetë në dorë fatet e tij e të mos lejojë askënd të luajë me vullnetin e që në emër të tij të rrëshqasim përsëri në errësirë.