Ftesa per ne NATO...
vijon nga numri i kaluar)
Thuajse në harkun e një muaji nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, për shqiptarët u shënua ngjarja e dytë më e rëndësishme që nga rënia e komunizmit. Pas një nate të tensionuar diplomatikisht, në të ashtuquajturin Paris të Lindjes, pra në Bukuresht, Samiti më i madh në historinë e NATO-s vendosi që së bashku me Kroacinë, edhe Shqipëria të merrte ftesën për anëtarësim. Nga struktura e krijuar vite të shkuara me iniciativën shqiptaro-amerikane dhe e quajtur A3 (Adriatik 3), mbeti thuajse jashtë vetëm Maqedonia në një situatë ‘pending‘ për shkak të së ashtuquajturës veto greke.
Ftesa për anëtarësim në NATO
Ashtu siç e ka bërë zakon politika shqiptare e shfrytëzoi këtë moment në mënyrën e vet: thjesht dhe qartë si meritë të qeverisjes aktuale dhe në mënyrë të veçantë si produkt i të ashtuquajturës detantë pozitë-opozitë që kishte vetëm paksa muaj që ishte deklaruar nga të dy shefat e blloqeve politikë të cilët, siç e dëshmoi post-Bukureshti, nuk paskëshin qenë aspak monolitë, pasi në sy të shqiptarëve vazhdojnë të bëhen kashtë e koqe çdo ditë që kalon dhe me një shpejtësi të paimagjinueshme deri dje.
Nën trysninë e rëndë të liderëve në marrëveshje Berisha dhe Rama, në analiza të shumta që u bënë me këtë rast, u lanë pa thënë ca të vërteta të thjeshta që së paku ministri (aso kohe ende i padorëhequr) Mediu, ai i Jashtëm, Basha, dhe një pjesë e madhe e atyre që përbëjnë lidershipin socialist (Majko, Islami, Meta, Malaj) i dinin shumë mirë. Mirëkuptimi i heshtur funksionoi në delegimin e arritjes së suksesit vetëm dy burrave aktualisht në pushtetet kryesore jo vetëm politike të vendit.
U "harruan" të merreshin në konsideratë faktorët gjeopolitikë që mbeten jetësorë për vendimmarrje të organizatave të sigurisë sikundër është NATO; sjellja e Rusisë në fushë të sigurisë globale; sjellja e lidershipit serb; investimi i botës demokratike në Bosnjë-Hercegovinë dhe veçanërisht në Kosovë. Ndërsa në planin e brendshëm, u "harrua" të vlerësohej realisht së paku iniciativa e lartpërmendur që krijoi lobimin real, pra Karta A3 për të cilën ish-sekretari i Mbrojtjes, Powell, mu në midis të tensionit ndërkombëtar, fluturoi për në Shqipëri. Ashtu sikundër u harruan edhe disa "teste" shumë të rëndësishme që ndërkaq Shqipëria i kishte kapërcyer jo pa vështirësi ndër të cilat më të rëndësishmet ishin ndërrimi paqësor i pushtetit pas zgjedhjeve të korrikut 2005, realizimi i zgjedhjeve administrative në shkurt 2006 dhe kapërcimi i një krize të mundshme me rastin e zgjedhjes së Presidentit në korrikun e vitit 2007. Madje, iu njohën merita edhe regjimit komunist që paskësh marrë vendimin për të dalë nga Traktati i Varshavës dhe ish-presidenti Alia gati-gati sa nuk e tha në ligjëratë të drejtë se ky vendim paskësh qenë parapërgatitja reale për anëtarësimin e tashëm. Thua se Polonia ku edhe u krijua ky pakt dhe që mbeti anëtare e tij deri në prag të rënies së komunizmit është jashtë Traktatit të Atlantikut të Veriut (!!??) U harruan të gjitha dhe iu mëshua më së shumti vetëm vlerës së "detantës" mes dy liderëve.
Kambanat binin për ata që kishin veshë: diçka më e madhe po gatuhej ndërkaq: ngjarja po përdorej për të inkuadruar në një sfond tashmë historik meritat e dy liderëve në fjalë dhe vlerën e detantës së tyre. Ajo që po ndodh sot e gjithë ditën po e vërteton këtë.
Ata që kanë qenë më të vëmendshëm nuk kanë se si të mos mbajnë mend se në ç‘mënyrë u prit Berisha në kthimin e tij nga Bukureshti: Ansamblin shtetëror të këngëve dhe të valleve në prezencë të administratës që luante valle nën muzikën jehona e fjalëve të të cilës rigjallërohet kohë më kohë: ka qenë kryekënga e lavdit për Enver Hoxhën, produkt folklorik i trevës ku ka lindur vetë Berisha. E, ata që e kanë për detyrë të ndjekin zhvillimet politike, nuk ka se si të mos kenë vënë re se shtypi më pranë Berishës të nesërmen ishte mbushur me tituj ditirambikë: "Pse Sali Berisha është Skënderbeu i dytë i Shqipërisë!"; "Që sot duhet të heshtin pseudoanalistët para madhështisë së këtij burri…" etj., etj. Një dukuri e tillë, mbase për shkak të një tradite të ndryshme, por mbase edhe sepse Rama nuk u pa e arsyeshme që të ishte pjesë e delegacionit shqiptar, nuk u vu re në kampin tjetër.
Që klima politike para Samitit ka ndikuar në vendimin për ftesën, kjo mund të jetë e vërtetë deri në shkallën që e lexojnë të huajt si shenjë përgjegjësie. Që Shqipëria ka nevojë për marrëveshje tash e gjithë ditën dhe për bashkërendim demokratik të kontributeve, edhe kjo po ashtu është e vërtetë, pasi shumë energji janë harxhuar nëpër sherre pa bukë.
Por zhvillimet e fundit po evidentojnë një sërë problemesh të cilët, nëse vijojnë të ecin në këtë tragë ku janë futur, vënë alarmin së paku për dy keqkuptime që mund edhe të rriten sa kohë zhvillimet dhe e ashtuquajtura marrëveshje është hartuar tinëzarisht dhe në mungesë të plotë të transparencës.
Së pari; shqiptarët pyesin: nëse ndërprerja e luftës politike u bë për shkak të Samitit, pse ajo po vazhdon ende sot e duket se nuk ka erë që të fryjë velat për një konkurrencë e cila është jetike për zhvillimet demokratike?
Së dyti; kjo detantë që u bë, ç‘përmirësime sjell në jetën e shqiptarëve, në përmbushje të ç‘reformave bëhet? Të paktën të shërbente për regjistrimin e shqiptarëve, të pasurisë dhe hipotekimin e saj. Të shërbente për të stabilizuar një administratë publike të aftë dhe funksionale. Të shërbente për të realizuar reformat afatgjata siç janë ato në shëndetësi, në arsim dhe punësim sigurisht. Ja, në këtë mënyrë kjo "detantë", veçanërisht në kushtet kur asnjëra prej reformave të lartpërmendura nuk mund të realizohet pa një bashkërendim të aktivitetit të pushtetit vendor me atë qendror, do të ishte produktive dhe për pasojë e pëlqyer dhe e mbështetur nga shqiptarët.
Së treti; produkti i vetëm i rëndësishëm i kësaj detante kanë qenë ndryshimet kushtetuese, të cilat, sikundër është e qartë për shumëkënd, u bënë cubnisht, në kushtet e mungesës së plotë të transparencës, duke anashkaluar jo vetëm konsulencën e specializuar kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe institucionet, siç janë komisionet parlamentare, Presidentin apo edhe vetë referendumin.
Tashmë në Shqipëri ka humbur zakoni i analizës për deklarimet politike të lidershipit. Mbase edhe sepse fjala është zhvlerësuar ndjeshëm dhe fuqia e saj sa vjen e zbehet. Mbase edhe sepse liderët ç‘thonë sot nuk thonë nesër. Mbase edhe sepse partitë dhe qeverisja e vendit më së shumti nuk merren me menaxhimin e interesave publike, por të vetvetes. Megjithatë, në kuadër të analizës që kemi marrë përsipër, nuk mund të mos rishohim deklarimet e kohëmëkohshme të Edi Ramës, i cili në emër të së ashtuquajturës "politikë e re", ka lëshuar tezën e një politike përtej së majtës e së djathtës. Fjala e tij e para disa ditëve në takimet ne Tropojë ishte thuajse një pakënaqësi e hapur ndaj partive dhe pluripartitizmit që na e paskëshin "përçarë e ndarë popullin". Nuk është e vështirë që prapa kësaj teze antidemokratike të na vijnë në veshë jehonat e tezave enveriste për rolin e Frontit Demokratik dhe të organizatave të masave, si dhe të atyre ramiziste për nevojën e diveristetit të mendimit.
E, nëse vazhdohet të ecet në këtë trend, nëse harrohet që NATO është një aleancë e vlerave demokratike, shqiptarët e pakënaqur për gjithfarë arsyesh, do të kenë të drejtë të pyesin: Kemi hyrë në NATO apo jemi kthyer sërish në Traktatin e Varshavës?