Poloni, sulm "hooligans", vdes një tifoz
Një 23-vjeçar polak ka vdekur, pasi është sulmuar nga tre "hooligans" të një skuadre lokale. I riu, tifoz i Ruç Radzionkov, skuadër e kategorisë së katërt, u sulmua në rrugë dhe u godit brutalisht nga tre mbështetës të Polonia Bytom, klub i kategorisë së parë. Agresorët që e goditën me shishe dhe më pas kur ishte në tokë edhe me shkelma, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.