E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 dhjetori dhe vazhdimi i botes

NASA ka dalë me një njoftim publik për të gjithë njerëzit kudo në botë:“Po transmetojmë live për të qetësuar njerëzit në mbarë botën!”, u tha në njoftimin, me qëllim që të gjithë të shohin gjendjen e planetit si dhe për mos të rënë pre e provokimeve.
Dhe në fakt asgjë nuk ndodhi.
Por gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar që në vende të ndryshme të planetit të publikohen video me pamje të fenomeneve që konsiderohen sit ë çuditshme. 
Një video e re ka filmuar asteroidin gjigant 4179Toutatis, duke u rrotulluar në hapësirë kur kaloi afër Tokës.
Videoja e Toutatis, e cila është rreth 40 sekonda e gjatë, kombinon 64 imazhe radarësh të marra të mërkurën dhe të enjten (12 dhe 13 dhjetor) nga antenat e NASA në Goldstone të Kalifornisë. Në ato ditë, Toutatis ishte rreth 7 milionë kilometra nga Toka, ose rreth 18 herë më larg se është Hëna. Imazhet e reja tregojnë asteroidin që është 5 kilometra i gjerë. Toutatis ka një formë të zgjatur e të çrregullt, thanë studiuesit.
Video gjithashtu hedh dritë mbi mënyrën se si Toutatis lëviz. Asteroidi rrotullohet rreth aksit të tij çdo 5 ditë dhe kalon përmes hapësirës si një top futbolli i hedhur keq, thanë shkencëtarët. 
Toutatis nuk kërcënoi Tokën kur ai kaloi herën e fundit dhe fizikanët thonë se nuk ka asnjë shans që ai të godasë planetin tonë kur të kalojë përsëri pas 40 vjetësh apo më shumë. 
Asteroidi Tautatis bën një udhëtim rreth diellit çdo katër vjet. Kalimi i ardhshëm i tij afër Tokës do të vijë në Nëntor 2069

Por dhe në Ankara të Turqisë njerëzit kanë gjetur arsye për tu frikësuar. Ka bërë bujë dhe ka befasuar qytetarët e Ankarasë, një fenomen i pashpjegueshëm i cili u shfaq papritur në qiellin e qytetit…! Papritur, në qiell shfaqet një cikët i rrumbullakët dhe formë spirale, teksa del një objekt nga “zemra” e saj!
Gjithsesi mbetet për tu vërtetuar origjinaliteti i këtyre videove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›