‘Presidenti’, Nano kërkon sot mbështetjen e ambasadorit Arvizu
TIRANË- Ish-lideri i së majtës Fatos Nano vijoi sot axhendën e takimeve, në kuadër të mbëshetjes për kandidaturën e tij për president me kreun e prezencës së SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu. Takimi mes Nanos dhe ambasadorit amerikan ka nisur pasditen e sotme rreth orës 18:00 tek ‘Piazza’.
Ky është takimi i dytë që ish-kryeministri Fatos Nano zhvillon brenda pak javësh. Ditën e premte Nano, pas vetëshpalljes të kandidaturës së tij për president, ashtu sic e kishte paralajmëruar, nisi turin e takimeve me kreun e LSI-së Ilir Meta që iu përgjigj pozitivisht ftesës. Takimi u zhillua ne 'Hotel Rogner', pak metra larg Kryeministrisë, ku Nano mori vlerësimet e kreut të LSI-së megjithëse ky i fundit nuk konfirmoi hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e mundshme të Faos Nanos.
Nani pas vetëshpalljes së kandidaturës për president, mbrëmjen e së enjtes në një emision televiziv u shpreh se do të dialogojë me të gjitha palët e politikës për mbështetjen e kandidaturës së tij, Nano tha se do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, edhe me kreun e PS-së, Edi Rama, por edhe me të gjithë krerët e partive të tjera parlamentare për të kërkuar mbështetjen si kandidat konsensual.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu komentoi sot zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri dhe vetëkandidimin e Fatos Nanos për këtë post. Ambasadori amerikan theksoi se ka ndjekur me interes deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Nano dhe theksoi se e vlerëson atë për kualifikimet që ka. Sipas ambasadorit është ende herët për presidentin e ri dhe se rruga deri atje është e gjatë.
LAJMI NE VIJIMESI
Lidhje te tjera Nano President? Arvizu: E vlerësoj, të shqyrtohen edhe persona të tjerë