Indi, çaji shpallet pije kombëtare
INDI- Çaji do të shpallet pije kombëtare në Indi.
Shefi i Komisionit për planifikim i Indisë, Montek Singh Ahluvalia, ka thënë se çajit do t’i jepet status special më 17 prill të vitit të ardhshëm, që përkon me përvjetorin e lindjes së një kultivuesi të parë privat të çajit në rajonin e Asamit.
Pas Kinës, India e zë vendin e dytë në botë për nga prodhimi dhe përdorimi i çajit. Në Indi, 83% të familjeve rregullisht e konsumojnë çajin, që konsiderohet si pija më e lirë në botë, pas ujit.
(Europa e Lirë/BalkanWeb)