21 janari, Bare: Deputetët e PS, rol konstruktiv në demonstratë
TIRANE - Një ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë, të dyshuar për organizimin e protestës së 21 janarit, deputeti Besnik Bare deklaroi se mbetet i hapur për çdo lloj hetimi.
Duke theksuar se roli i deputetëve socialistë në demonstratën e 21 janarit ishte konstruktiv, Bare deklaroi se Partia Socialiste nuk ka asgjë për të fshehur, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
Deputeti socialist shprehu besim për realizimin e një hetimi profesional nga prokuroria dhe deklaroi se pas vrasjeve të 21 janarit nuk fshihet vetëm Garda dhe komandanti i saj.
Prokurorja e Përgjithshme bëri të ditur një ditë më parë se i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për 3 deputetët socialistë, Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi, të cilët do të hetohen për organizim dhe pjesëmarrje në tubim të dhunshëm.
(er.nu/BalkanWeb)