Gjenocidi armen, Senati francez miraton pr/ligjin
PARIS - Senati francez miratoi projekt/ligjin i cili e konsideron të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit armen, të kryer nga turqit osmanë.
Ky ligj e konsideron të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit armen kryer nga turqit osmane në vitin 1915.
Franca e njohu zyrtarisht vrasjen e armenëve si gjenocid në vitin 2001, por tashmë sipas ligjit të ri, çdokush që e mohon këtë akt do të përballet me një vit burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu deklaroi për mediat franceze përpara miratimit në Senat se nëse ky projekt/ligj do të shndërrohej në ligj, atëherë Ankaraja do të vendoste sanksione të përhershme ndaj Francës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)