Ina Rama: E vështirë të bëhet drejtësi, Halimi: Të jemi të paanshëm
TIRANE-“Reforma në drejtësi është shumë e nevojshme, pasi sistemi i drejtësisë ëshë faktor me shumë rëndësi në integrimn e Shqipërisë”. Kështu deklaroi sot ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi në mbledhjjen e tretë të Komitetit Drejtues të Palëve të Interesit të projektuar nga BE, ‘Konsolidimi i Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi" (EURALIUS III)’. Sequi theksoi se puna e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë themel për demokracinë në vend.
Në krye të tryezës së gjerë ishin ambasadori Sequi, kryeprokurorja Ina Rama, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kryetarja e gjykates Shpresa Becaj, dhe nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu.
Cdo njëri prej tyre përcolli mesazhe për punën në sistemin e drejtësisë.
Ministri Halimi theksoi se gjyqtarë e prokurorë duhet të tregojnë me vepra ndaj taksapaguesve shqiptarë se puna e tyre është e vlefshme, transparente dhe e paanshme.
Më tej Halimi theksoi se janë 5 ligje, mes të cilëve dhe ajo për gjykatat adminsitrative që presin shqyrtimin dhe miratimin nga ana e ligjvënësve, por puna ka ngecur.
Gjatë fjalës së saj në tryezë, kryeprokurorja Ina Rama shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën që Komisioni Europian po i jep sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Duke theksuar vështirësitë me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, prokurorja e përgjithshme deklaroi se në themel të vendosjes së drejtësisë mbetet vullneti.
“Është e vështirë të bëhet drejtësi por së bashku jemi të vendosur se drejtësia përcaktohet nga vullneti.”- deklaroi kryeprokurorja.
(vijon)