"Pengu i Kadri Roshit, roli i mohuar tek Arturo Ui"
TIRANE-Në 4 janar do të kishte festuar 88-vjetorin e lindjes, ndërsa në 6 shkurt, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e dashamirësit do t'i kujtojnë 5-vjetorin e ndarjes nga jeta. Do t'ia kujtojnë të gjithë sepse ai nuk ishte vetëm i atyre që e njihnin nga afër; ai ishte i gjithë Shqipërisë e i të gjithë shqiptarëve falë kontributit kolosal që dha në zhvillimin e teatrit e kinematografisë shqiptare. I sapokthyer nga studimet në Pragë, në vitin 1951, ai e filloi karrierën e tij si aktor në ish-Teatrin Popullor, vetëm 21 vjeç, duke qenë një ndër krijuesit e themeluesit e këtij teatri. Që prej asaj kohe, e deri kur mbylli sytë, ai interpretoi në afro 200 role në teatër e kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.
Ishte Kadri Roshi, jeta artistike e të cilit, pavarësisht se e gjatë nuk ishte fushë me lule. Më 1973-in e përjashtuan nga radhët e partisë, kaloi kandidat dhe e çuan në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit, (OAN), ku nuk kishte asnjë grup artistik. Aty iu zgjua dëshira për të bërë diçka. Në vjeshtë 1974, për herë të parë ndërmarrja krijon gru-pin artistik, me një dramë të fuqishme, nga një penë e fuqishme si ajo e Dritëro Agollit, "Koha e komisarëve", dramatizim i romanit, "Komisari Memo". OAN mori flamurin e rajonit dhe përfaqësoi rajonin në shkallë kryeqyteti. Ajo shfaqje ka lënë shumë mbresa. Shfaqja duhet të fillonte në orën gjashtë, por vonoi shumë, pasi para teatrit ishte mbledhur një turmë jashtëzakonisht e madhe njerëzish. Tre kordona policësh, nuk mundën ta përmbanin turmën, e cila shqeu me plot kuptimin e fjalës dyert e Teatrit Popullor dhe nga 560 vetë që ishte kapaciteti i teatrit, numri i spektatorëve e kishte kaluar mijëshen. Dhe e gjitha kjo, vetëm për një emër, për një aktor që kishte mbi një vit që i kishte munguar spektatorit. Dhe ky ishte Kadri Roshi. Në atë sallë nuk luhej, nuk interpretohej, në atë sallë bëheshin çudira, ishte krejtësisht e panevojshme të provokohej loti sepse loti çdo njeriu i dilte organisht. Gjithmonë Kadri Roshi edhe në rolin e kujdestarit (kujdestar surrat patate mirë ia bëmë zotërisë sate), të duket si një njeri që ka dalë nga periudha e antikitetit, jo thjesht për madhështinë që rrezaton, se sa për fisnikërinë e tij , domethënë edhe në rolin e vet më negativ, ai prapëseprapë mbetet fisnik. Nuk ishte e rastësishme kjo ngjashmëria prej së largu me periudhën e antikitetit, pasi i biri, Kliti Roshi, thotë: "Im atë, ka pasur vazhdimisht adhurim për letërsinë antike greke, për filozofinë antike, për Shekspirin …Mund të them se jo thjesht i ka lexuar, por i ka studiuar …im atë është nga Ballshi dhe Ballshi është një qytet shumë i vjetër Ilir, janë akoma rrënojat e Bylysit të vjetër ; mbase fisnikëria e atij populli, që për fat të keq nuk e njoh siç duhet, ajo bujaria, ajo zemërgjerësia e ballshiotëve, detyrimisht do të ndikojë në shpirtin e një njeriu, në psikofizikën e tij, në çdo gjë. Në brumosjen e një njeriu dhe aq më tepër të një aktori, i cili gjatë gjithë jetës së tij, qoftë si qytetar, qoftë si artist, madje më tepër si artist, do të bëjë edhe ato seleksionimet e veta, pra do të marrë atë çfarë do t'i duhet nesër, edhe me një vështrim më të largët"
Edhe pse interpretoi plot role, i kishin mbetur ende peng ato që nuk i kishte prekur kurrë deri atëherë, veçanërisht figurën e Ali Pashë Tepelenës. Kur u mblodh me miq, për të festuar 80-vjetorin e lindjes, Kadri Roshi qe shprehur se kështu ishte jeta e aktorit, me suksese dhe dështime që nuk ishte e nevojshme t'i provoje e të mos e kaloje provën. Dështoje edhe pse s'të jepej mundësia për ta provuar fare. Por, i biri i njihte pengjet e roleve të të atit: Ai ka ikur me brenga profesionalisht. Më e rënda ishte që i"vodhën" në mënyrën më banditeske, për smirë apo egoizëm profesional rolin e tij në dramën Arturo Ui. Ky është dhe mbetet kryeroli i Kadri Roshit. Për këtë rol të madh ai vërtet ka investuar shumë. Spektatori dhe aktorët e kanë të qartë pse u bë kjo lojë. Arturo Ui ishte prerë dhe ishte qepur për Kadri Roshin".
Viti 2007 ishte jo vetëm vit zie për humbjen e njeriut dhe aktorit të madh Kadri Roshi, por për artin dhe kulturën shqiptare, për kinemanë, së cilës natyra i mori shumë: Iku jo vetëm Kadri Roshi, por edhe Sulejman Pitarka, edhe Violeta Manushi dhe pak më vonë edhe Serafin Fanko.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)