Dassu: Drejtësia të zbardhë 21 janarin
Zëvendës ministrja e jashtme e Italisë Marta Dassu ka deklarauar në Tiranë se institucionet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit të vitit të shkuar. Gjatë konferencës për mediat me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, Zonja Dassu tha se ngjarje të tilla si ajo e 21 janarit të vitit të kaluar nuk duhet të ndodhin më.
“Gjendem në Tiranë në prag të një përkujtimore të trishtë të historisë së vendit tuaj, atë të 21 janarit. Doja të thoja që pozicioni i qeverisë italiane është në përputhje të plotë me deklaratën e përbashkët që është lëshuar nga Bashkimi Europian, nga SHBA dy ditë më parë. Shpreh të gjithë mbështetjen time si person dhe si anëtar i qeverisë italiane familjarëve të viktimave. Bashkohem me komunikatën e përbashkët që drejtësia të ndjek rrugën e saj siç duhet të jetë dhe jam e bindur që klima e re e bashkëpunimit parlamentar do ti lejojë vendit tuaj që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, por që të ketë një progres të plotë drejt Bashkimit Europian” ka theksuar Dassu.
Nga ana tjetër misnitri i jashtëm Haxhinasto tha se konsolidimi i situatës politike në Shqipëri është rruga më e mirë që duhet të ndjekë vendi ynë në proceset integruese. Të dy bashkëbiseduaesit ndanë mendimin se marrëdhniet mes dy vendeve janë të konsoliduara në të gjitha fushat.