E Diel, 1 Nëntor 2026

544 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, AK tubim në Krujë

KRUJË- Aleanca Kuq e Zi do të zhvillojë sot një tubim në Krujë, në kuadër të 544 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Gjatë këtij tubimi përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi do të shpalosin edhe programin e tyre për një Shqipëri Kuq e Zi. Aktivitetet në përkujtim të vdekjes së heroit tonë kombëtar do të mbahen në kalanë e Krujës.

Ndërsa përfaqësues të Aleancës kanë deklarur se aktiviteteve pritet ti bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut Flavio Misasi.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›