E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, janar 2011 rriten cmimet e ushqimeve, karburanteve

TIRANE- Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar2011,arriti110.5 përqind, kundrejt muajit Dhjetor 2010 duke shënuar një rritje prej 0.8 përqind, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Sipas Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor në muajin Janar është 3.3 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.3 përqind.

Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" shënoi një rritje prej 1.2 përqind dhe brënda këtij grupi rritja më e madhe prej 4.0 përqind vërehet në nëngrupin perime. Sipas INSTAT në këtë grup rritje ka shënuar çmimi i lulelakrës me22.1 përqind,patellxhaneve me18.6 përqind, spinaqit me 14.6 përqind, specave me11.7 përqind, sallatës jeshile me 9.2 përqind, etj.

Çmimet e nëngrupit "vajra dhe yndyrna " shënuan një rritje prej 2.3 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të vajit per gatim me 4.6 përqind.
Gjate muajit Janar çmimet shënuan rritje edhe ne nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet "sheqer dhe ëmbëlsira" 2.5përqind, "bukë e drithra" 1.6 përqind, "mish" 0.3 përqind, fruta 0.4 përqind, etj.
Indeksi i grupit "pije alkolike dhe duhan " shënoi një rritje prej 5.8 përqind, ku veçohet rritja e çmimit të duhanit me 10.6 përqind, si pasojë edhe e rritjes së akcizës për duhanin.

Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.2 përqind, brenda të cilit çmimet e veshjeve, shënuan një ulje prej 0.3 perqind dhe çmimet e këpucëve një ulje prej 0.2 perqind, si pasojë edhe e rënies së blerjeve në vend të këtyre mallrave, të cilat mbas liberalizimit të vizave kanë filluar të blihen në tregjet e huaja në shtetet fqinje, kryesisht në Itali.
Indeksi i grupit "Qera ujë lëndë djegëse dhe energji" shënoi një rritje prej 0.1 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 2.3 përqind.

Gjithashtu indeksi i grupi "Transport" shënoi një rritje prej 1.6 përqind.Gjatë muajit Janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 5.8 përqind dhe çmimi i benzinës 6.4 përqind, si rjedhojë edhe e rritjes së çmimeve të karburanteve edhe në tregjet ndërkombëtare.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›