E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, gjendet eksploziv në makinën e avokatit Gjokutaj

TIRANE- Një sasi eksplozivi është gjetur sot në mëngjes në makinën e avokatit të njohur në Tiranë, Genc Gjokutaj, në zonën e “Ali Demit”. TV NEWS24 raporton se forcat e policisë ndodhen në vendngjarje ndërsa është bllokuar lëvizja e automjeteve në rrugë. Eksplozivi dyshohet të jetë i llojit C4. Pasi siguroi ambientin rreth e rrotur automjetit, policia kryen shperthim manover te eksplozivit.

Genc Gjokutaj është avokat i njohur në Tiranë i cili ka pasur si klientë të tij emra të njohur në skenën politike dhe të kronikës në Shqipëri, si biznesmeni serbo- boshnjak, Damir Fazllic, ish ministri i kulturës Ylli Pango, apo Rahman Selmanllari.

Nderkohe kane nisur hetimet per autoret e mundshem te ketij akti dhe motivet per te.

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›