Kantrimen të premten pritet në Tiranë
TIRANE- Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen pritet të vizitojë së shpejti Shqipëri. Zyrtari amerikan mund të vijë të premten në Tiranë. Vizita e tij në Tiranë do të jetë në kuadër të një turi takimesh në Ballkan. Në agjendë ishte parashikuar të ndalej sot në Kosovë, por kjo vizite u anulua nderkohe parashikohet, nesër në Maqedoni dhe më pas të premten në Shqipëri.
Përpara turit ballkanik, në një bashkëbisedim me mediat Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit ka dhënë qëndrimin për ngjarjen e 21 janarit dhe situatën politike.
Ai ka deklaruar se 6 gardistët e akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve, duhet të merren në pyejte dhe se “Prokurorja e Përgjithshme, shefi i shërbimit sekret apo Presidenti i Republikës, ata kanë një punë të pavarur, jo politike, për të bërë dhe duhen lejuar që ta bëjnë atë”
"Më 21 janar, pati tragjedi dhe humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kishte arsye që njerëzit të vriteshin. Nuk ka arsye sot që të turpërohen ata 4 individë me kryeartikuj shtypi mbi atë sesi ata vdiqën. Kjo na turpëron neve që liderët e partive thonë 'e di sesi ka ndodhur dhe e di se kush e ka fajin'. Shqipëria nuk ka nevojë për këtë teatër politik. Ajo çfarë ndodhi me dy të premtet që pasuan, tregoi se ajo çfarë ndodhi në 21 janar nuk duhet të kishte ndodhur". Në një intervistë për "Top Channel", Kantrimen tha se institucionet e shtetit, si Prokuroria, Presidenti dhe SHISH-i nuk janë përfshirë në një puç ndaj qeverisë, duke rrëzuar kështu deklaratën e kryeministrit Berisha.
Në një deklaratë për median para vizitës në Kosovë, Kantrimen dha qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të saj, apo për statusin e Kosovës, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
(s.g/balkanweb)