E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari Ina Rama analizon hetimet

Takon kryeprokurorin e Tiranes ne pranine e eksperteve amerikane. Ekspertizat e FBI mund te zbardhin vrasjet

Prokuroria shqiptare analizon me kujdes ekspertizat e amerikaneve per 21 janarin me qellim qe te zbardhe vrasjet e ndodhura gjate demonstrates. Kryeprokurorja Ina Rama ka zhvilluar dje nje analize me grupin hetimor. Ajo ka thirrur drejtuesin e Prokurorise se Tiranes Sokol Malaj ndersa nga burimet konfidenciale mesohet se ne takim kane marre pjese edhe disa eksperte amerikane qe kane shoqeruar ekspertizat nga SHBA-ja ne Shqiperi ku pritet ti bashkengjiten fashikujve hetimor te dosjes 21 janari. Tema e takimit ka qene kryerja e ekspertizave te provave te dosjes nga FBI-ja dhe verifikimi i tyre ne kuader te procedimit penal. Disa dite me pare Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se pas mberritjes se ekspertizave nje kohe e gjate do ti kushtohet edhe verifikimit te tyre dhe gjetjes se provave te tjera qe te zbardhin urdhrin vrases te 21 janarit.

Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane se Kryeprokurorja Ina Rama dhe drejtuesi i Prokurorise se Tiranes Sokol Malaj jane njohur nga ekspertet amerikane me permbajtjen e raportit per ekspertizat e serverit armeve predhave e gezhojave te gjetura ne oborrin e Kryeministrise. Pritet qe brenda pak ditesh raporti i perkthyer te dorezohet ne Prokurorine e Tiranes e cila vijon hetimet per ngjarjet e 21 janarit ne tre procedime te ndara hetimet per vrasesit e kater demonstruesve hetimet per organizimin e demonstrates dhe hetimet per manipulimin e provave. Nga burime prane akuzes qendrore thuhet se amerikanet mund te kane zbardhur dy nga tri vrasjet qe jane ende te pazbardhura ajo e Aleks Nikes dhe Faik Myrtajt.
Megjithate burimet nga prokuroria pohojne se po i kushtojne shume rendesi procedimit penal per manipulimin e provave te 21 janarit. Hetimi nisi menjehere pas konfirmimit te eksperteve amerikane se ne serverin e Kryeministrise nuk ka asnje pamje te demonstrates por vetem te nje dite me pas. Hetimet e deritanishme jane fokusuar te leterkembimi qe ka pasur grupi hetimor me zyrtaret e Keshillit te Ministrave. Burimet nga prokuroria pohojne se kane percaktuar edhe kohen e nderhyrjeve ne serverin e kamerave te sigurise duke iu referuar raportit te FBI-se. Sipas tyre eshte konstatuar se ne oren 01.00 te dates 22 janar 2011 eshte nderhyre ne kete server objekt prove. Nderhyrja dyshohet se eshte bere nga nje person me njohuri shume te mira informatike ndersa te dyshuarit kryesore jane punonjes te IT-se te Kryeministrise dhe Gardes se Republikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›