Perkujtimi i 21 janarit me pak njerez
Tubimi i 21 janarit 2012 nuk do te kete ngjashmeri me 21 janarin 2011 madje as me 28 janarin e vitit te shkuar. Socialistet kane vendosur te organizojne nje tubim modest te shtunen dhe pavaresisht thirrjeve per pjesemarrje te gjere strukturat e partise ne qytete e fshatra jane porositur te dergojne ne Tirane nje numer te kufizuar njerezish dhe te kujdesen qe keta te jene njerez te qete e te kontrollueshem ne menyre qe homazhet te kalojne pa probleme.
PorosiaBurime nga strukturat e PS-se ne baze bene te ditur dje per gazeten Shqip se nga kryesia e partise eshte dhene porosi e qarte per numrin e personave qe do te dergoje cdo dege ne homazhet e 21 janarit ne Tirane. Keshtu per cdo bashki eshte kerkuar perzgjedhja e jo me shume se 100 vetave per te marre pjese ne homazhet ne bulevardin Deshmoret e Kombit ndersa per komunat limiti eshte dhjete here me i vogel. Ne kete menyre Fieri qe eshte qarku me numrin me te madh te popullsise pas Tiranes do te perfaqesohet ne marshimin perkujtimor te 21 janarit me 750 apo 800 persona. Me kete llogaritje nga te gjitha rrethet pritet te mberrijne te organizuar ne Tirane me pak se 10 mije veta.
Burime nga anetaresia e Partise Socialiste ne rrethe bejne te ditur gjithashtu se nga Tirana jane dhene direktiva edhe per kriteret qe duhet te permbushin ata qe do te dergohen ne miting. Keshtu perfaqesues te qyteteve dhe fshatrave do jene se pari personat me funksione ne strukturat e partise apo zyrtare te pushtetit vendor ndersa nga anetaresia e thjeshte do te perzgjidhen njerez te pjekur dhe te qete.
OrganizimiDuke pasur parasysh direktivat e qendres deget e PS-se ne rrethe kane bere gjithcka gati per tubimin e 21 janarit te sivjetshem perfshire edhe prenotimin e autobuseve dhe furgoneve qe do te bejne transportin e protestuesve.
Kreret e PS-se se Shkodres te cilet kane hasur gjithnje probleme ne organizime te tilla e mbajne sekret menyren e levizjes drejt Tiranes. Nderkohe ne PS-ne e Kukesit pohojne se disa furgone dhe autobuse do te nisen te shtunen heret ne mengjes per ne Tirane per te cuar ne bulevardin Deshmoret e Kombit protestues por udhetimi nuk financohet dhe nuk organizohet nga partia por nga vete te interesuarit.
Nga Saranda nisja e shumices se protestuesve do te behet ne menyre te organizuar nga selia lokale e PS-se ne oret e para te mengjesit nderkohe qe nje pjese tjeter do te levizin me makinat e tyre.
Edhe nga Fieri Lushnja e Ballshi levizja drejt Tiranes do te jete pjeserisht e organizuar sikunder do te behet edhe nga Dibra Bulqiza e Mati qe do te kene perfaqesuesit e tyre ne protesten homazh te se shtunes.
PjesemarrjaMegjithese jane angazhuar qe gjithcka te shkoje sipas planit te shtunen kreret e PS-se se rretheve thone se nje numer i konsiderueshem njerezish do te udhetojne drejt Tiranes pa kurrfare organizimi. Te porositura per te perzgjedhur njerezit qe do te udhetojne te organizuar drejt Tiranes deget e PS-se ne rrethe nuk kane tager te ndalojne personat qe me vullnet te lire duan ti bashkohen marshimit perkujtimor ne Tirane. Gjithsesi nga raportimet e djeshme prej te gjitha qarqeve vihet re se numri i protestuesve te paorganizuar do te jete i paperfillshem te shtunen te pakten per sa u perket atyre qe do te udhetojne nga qytetet e tjera drejt Tiranes.