Prokuroria e Pergjithshme Spartak Braho nuk na ka kontaktuar
Prokuroria e Pergjithshme mohon kategorikisht se zoti Spartak Braho ka shkuar atje per te dorezuar videot apo dhe se ka takuar kryeprokuroren Ina Rama. Ky qendrim pergenjeshtron zotin Ilir Meta qe dy dite me pare ka sqaruar ne detaje konservimin dhe posedimin e videos qe eshte sipas tij material i cmuar per organin e akuzes e qe mund te ofrohet profesionalisht nga ish-deputeti juristi i njohur Spartak Braho.
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim kerkoi 2 minuta ne emisionin Fiks Fare per te transmetuar nje video qe e disponon nje nga drejtuesit e LSI-se apo sic u shpreh Meta prokurori i perhershem ishkryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Spartak Braho.
Une dua vetem 2 minuta kohe per te transmetuar dicka ne video dhe ne audio meqenese Edi na futi video-politiken ne politiken shqiptare per te pare te gjithe se kush nderhyn vertet te prokuroria per te pushuar ceshtjet e korrupsionit kush nderhyn te gjyqtaret per qellime politike dhe per te mos e luftuar vertet korrupsionin. Kjo behet ne emer te transparences - tha Meta per te komentuar me nje gjuhe te koduar por te kuptueshme edhe ceremonine funerale te organizuar nga FRESSH-i te titulluar Vdekja e Drejtesise me nje arkivol bardhezi ku jepej ideja vdekjes se drejtesise.
Keshtu pafajesia e Ilir Metes si akt juridik i pushtetit gjyqesor ka prodhuar ne planin politik nje qendrim shume te forte te PS-se e me sa duket edhe humorin e zi te kreut te LSI-se qe ka nisur te vere ne jete ate qe deklaroi pak dite me pare se do te merret me prokuroret qe kane shkelur ligjin.
Une nuk kam por avokati i madh dhe prokurori i perhershem pavaresisht se eshte ne detyre apo ne pritje z. Braho ka dicka e cila ishte teper pozitive per hir te transparences qe e ka Edi si kerkese si nevoje si apel. Z. Braho si prokuror i perhershem dhe qe nuk ka nevoje te paguhet si prokuror ka dite qe kerkon edhe znj. Ina Rama qe ta ndihmoj ne kete drejtim tani qe ka mbaruar procesi ndaj z. Meta. Keto behen thjesht per hir te transparences deklaroi Meta i gatshem per ballafaqim. Madje per te nenvizuar edhe me tej seriozitetin e ceshtjes dhe sinqeritetin ne kete disponim te tijin kreu i LSI-se ka zbardhur edhe nje vizion te vetin mbi video-politiken Ju e dini qe ne jemi per video origjinale dhe jo te montuara - deklaroi Meta.