Sindikatat protestë para Kryeministrisë: Papunësia, shifra alarmante
Tiranë- Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar në ‘ditë e protestës’ një tubim përpara godinës së kryeminsitrisë në Tiranë.
Protestë së cilës iu bashkuan përfaqësues të sindikatave të minatorëve, taksitëve dhe shumë shqiptarë të papunë.
Në fjalën e tij kryetari i Konfederatës, Kol Nikolla tha se papunësia në Shqipëri ka kapur shifra alarmante. Sipas tij janë 400 mijë persona të papunë edhe pse rezultojnë si të vetëpunësuar.
Kemi pasur shumë humbje të vendeve të punës. Privatizimet bëhen pa konsultime me sindikatat, siç ishte i ARMO-s, hidrocentraleve, tregu i punës është i deformuar- tha Nikolla. Ai theksoi se në vitin 2011 janë plot 29.000 emigrantë të kthyer nga të cilët vetëm 144 kanë gjetur një punë në Shqipëri.
Si lindi 1 Maji
Data 1 Maj shënon ditën ndërkombëtare të punëtorëve e cila përkujton çdo vit përpjeket dhe luftën për ruajtjen dhe zhvillimin e të drejtave të punëtorëve në të gjithë botë. 1 Maji kujtohet çdo vit në nderim të viktimave që humbën jetën në 1-4 Maj të vitit 1886 në Çikago.
Asokohe mbi 40.000 punëtorë protestuan për vendosjen e 8 orarëshit të punës teksa nga ndërhyrja e policisë humbën jetën mijëra persona dhe të tjerë u ekzekutuan nga vendimet gjyqesore që pasuan protestën.
Që prej asaj ngjarjeje, në vitin 1889 në Francë u miratua deklarata se çdo 1 Maj punëtorët do të ftohen në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të forcuar pozitat e tyre në shoqëri.