Liria e Medias, FH: Përmirësim i moderuar në Kosovë
PRISHTINE - Freedom House edhe këtë vit e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, por me një përparim modest duke i dhënë notën 49 nga 51 që e kishte në vitin e kaluar.
Raporti i ri për Lirinë e Mediave i Freedom House, vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ky ku hyn edhe Kosova dhe fqinjët e saj, është shënuar një rënie për dallim nga viti i kaluar.
Hungaria ka rrëshqitur nga vendi i lirë, në atë me liri të pjesshme të shtypit. Maqedonia thuhet se ka shënuar ulje të madhe, sikurse edhe Ukraina.
Përmirësimet e vetme të vogla, sipas raportit, janë shënuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjeorgji.
Për Kosovën është përmendur si përmirësim rënia e trendit të sulmeve ndaj gazetarëve si dhe transparenca më e madhe e pronësisë së mediave.
Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia së bashku me Malin e Zi hyjnë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë e Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.
Kosova gjendet në kategorinë e njëjtë me Indonezinë, Nikaraguan, Nigerin, Sierra Leonen, Tanzaninë dhe Lesoton.
Në raportin e Freedom House, vendet skandinave janë radhitur sërish të parat për lirinë e shtypit, kurse dhjetë vendet e fundit janë Siria, Kuba, Guinea, Irani, Bjellorusia, Eritrea, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Korea Veriore.
(er.nu/rel/BalkanWeb)