Mediu takim me kongresmenë në SHBA: Duhet bashkëpunim politik
SHBA- Kongresmenët dhe senatorët amerikanë kërkojnë bashkëpunim mes palëve politike në Shqipëri.
Gjatë takimeve me ministrin e Mjedisit Fatmir Mediu, i cili shoqërohej dhe nga deputeti i PDIU Dashamir Tahiri ata theksuan nevojën e vazhdimit të reformave demokratike dhe forcimin e institucioneve.
Ndërkohë kryetari i kongresit Jonhn Bohener vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, veçanërisht në Afganistan.
Falënderimi për këtë kontribut erdhi dhe nga senatorët e tjerë, të cilët vunë në dukje rëndësinë e reformës zgjedhore si dhe respektimit të së drejtës së pronës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)