Zgjedhjet serbe në 28 lokacione në Kosovë
BEOGRAD - Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka përcaktuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë të organizohen në 28 lokacione me 90 vendvotime.
Më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë.
Numri i vendvotimeve në Kosovë, sipas sekretarit të Kuvendit të Serbisë, Velko Odalovic, është zvogëluar në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur kishte 287.
“Rrezikun e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e ka marrë përsipër OSBE-ja”, -ka deklaruar Odalovic, sipas të cilit tashmë kanë filluar përgatitjet e sigurisë.
Qeveria e Kosovës dhe Presidentja Jahjaga kanë përshëndetur gatishmërinë e OSBE-së për të lehtësuar zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
(er.nu/tg/BalkanWeb)