E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Korçë, policia bën të ditura hetimet

Policia sqaroi se shtetasi Myderi Verdho, 47-vjeç, ka qenë person me precedentë të mëparshëm penal, ku është dënuar dy herë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes të bërë prej grupit hetimor, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 75 gëzhoja të modelit 56 kalibri 7.62mm, 1 fishek model 56 i kalibrit 7.62mm, 1 bërthamë maje predhe armë zjarri. Njëkohësisht në vendngjarje në brendësi të mjetit me targa PG 5477 B, ku ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Myderi Verdho, u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistolete e tipit “Brownings” 9mm, të cilën viktima e mbante në dorë si dhe një krehër me 9 fishekë të kalibrit 9mm.

Strukturat e policisë janë përqendruar në disa pista hetimi për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të ngjarjes si dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre. Dyshohet se dy persona janë autorët e krimit. Policia ka shoqëruar deri më tani 20 shtetas, por ende nuk është shkuar tek autorët korrektë. /Start/

                                                                                             2012-02-01 13:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›