E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, PD ngushëllon familjet: Hetim i plotë

TIRANE- Një ditë para 1 vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit, Partia Demokratike me anë të një deklaratë i ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet familjarëve të viktimave, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka nga selia blu tha se; Sot pas një viti, përsëri Partia Demokratike i shpreh edhe njëherë ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe garanton se drejtësia do të bëhet.

Paloka e quajti Prokurorinë Prokuroria politike dhe si pjesëmarrëse në skenarin e përmbysjes së shtetit me dhunë.

Kjo Prokurori, vazhdoi më tej Paloka, jo vetëm që ska bërë asnjë hetim për organizatorët e asaj protestë, por pëkundrazi ka prishur provat duke shpresuar se ata mund ti shpëtojnë gjyqit.

Partia Demokratike zotohet se kjo ngjarje nuk do kalojë kurrë pa hetim  të plotë- përfundoi Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›