E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e FRESSH, Memushaj: Nuk jam e penduar

Nga profili i saj në Facebook

TIRANE- Braziljana Memushaj, ndaj të cilës Policia e Shtetit ka filluar procedimin penal është një nga organizatoret e protestës së FRESSH më 18 janar para kryeministrisë.

Në një reagim të saj, ajo shprehet se është një ndër 300 organizatoret e FRESSH-Tirane qe moren pjese ne ate marshim homazh per drejtesine qe vrau Saliu, dhe për ketë nuk ka asnjë lloj pendese.

Ne varrin e drejtesise se vrare, Sali Berisha nuk do te fus dot kurre shpirtin e lire te te rinjve qe kete vend e duan me shume se ai, me te mire, me te bukur e me te begate. Ndaj nuk jam penduar! Dhe do protestoj deri kur ky vend te clirohet nga duart e pushtetit te babezitur, kur drejtesia te clirohet, kur ekonomia te clirohet, kur shoqeria te clirohet nga plaget qe ka hapur Kryeministri yne. Policia e Sali Berishes nuk ma mbyll dot gojen as mua dhe as te rinjve te Fressh-Tirane.- thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Të rinjtë do vazhdojme te protestojne, do ngrejnëe zerin e do punojme qe ne oborrin e Sali Berishes te mos varrosen dhe endrrat tona per Shqiperine qe duam, per vendin qe kemi enderruar, e qe do e bejme realitet se bashku me te rinine shqiptare, thotë ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›