E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari PS prova te tjera ne prokurori

Partia Socialiste ka depozituar dje ne prokurori nje dosje me materiale duke deklaruar se ne te ndodhen prova qe implikojne ish-ministrin e Brendshem Lulzim Basha me ngjarjen e 21 janarit. Ne emer te nje grupi deputetesh te Partise Socialiste Taulant Balla deklaroi se ka paraqitur ne organin e akuzes provat e reja shkresore dhe filmike te papublikuara me pare. Provat vertetojne pergjegjesine e Bashes per ngjarjet e 21 Janarit.

Basha nuk shpeton dot pa u ndjekur penalisht. Keto jane prova te papublikuara qe do ti shohe Prokuroria tha Balla. Rreth nje muaj me pare 25 deputete te Partise Socialiste dorezuan ne Prokurori kallezim penal ndaj ish-ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe ndaj dy drejtuesve te larte te Policise Hysni Burgajt dhe Sajmir Muces. Socialistet akuzojne keta drejtues te larte se kane urdheruar vrasjen e kater demonstruesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›