E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiljano Shullazi perze deputetet e PS-se

TIRAN- Dhuna ne fushaten elektorale nuk ka kursyer as personazhet e cilesuar si te fortet e qyteteve. Nje incident i rende ka ndodhur dy dite me pare ne kryeqytet shume prane komisariatit te policise numer dy por ngjarja eshte mbajtur e fshehte per me shume se 24 ore si nga policia ashtu edhe nga vete subjekti politik Partia Socialiste.

Emiljano Shullazi nje personazh i njohur i botes se krimit ne Tirane ka hyre ne nje lokal ku po zhvillohej mbledhja e deputeteve te PS-se me elektoratin dhe i ka nxjerre te gjithe jashte salles. Dje pasdite policia ka arrestuar njeriun qe prishi takimin e socialisteve dhe me pas shkaterroi te gjithe sallen por ne oret e mbremjes ai eshte liruar nga prokuroria me pretekstin se do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes deputete Besnik Baraj dhe Vasilika Hysi po flisnin me simpatizantet e PS-se se minibashkise numer 7 ne nje lokal te marre me qira ne rrugen Ylbere Bylykbashi prane kryqezimit te 21 dhjetorit. Vetem pak metra me tej ndodhej edhe zyra elektorale e marre me qira nga socialistet.

Rreth ores 18.30 ne salle kane hyre Emiljano Shullazi dhe pese persona te tjere te cilet kane kerkuar nderprerjen e mbledhjes. Shullazi ka nisur qe te shaje te gjithe te pranishmit dhe duke i kapur nga rrobat i ka nxjerre jashte. Pasi kane dale te gjithe personat nga zyra Shullazi ka thyer te gjitha pajisjet e vendosura ne salle.

Grupi i njerezve ka dale jashte dhe i eshte drejtuar zyres elektorale te PS-se duke prishur edhe ate. Me pas ai ka kercenuar edhe njerezit qe i kishin dhene zyren me qira Partise Socialiste. Mbremjen e dy diteve me pare deputete Hysi dhe Baraj kane bere denoncuar ngjarjen ne polici.

Dje pasdite policia njoftoi se pas kallezimit te depozituar nga dy deputetet e subjektit politik Partia Socialiste e Shqiperise dje ka ndodhur nje incident rreth ores 18.30 ne rrugen Ylbere Bylykbashi ne Tirane ne ambientet e nje lokali ku po zhvillohej takimi elektoral i kandidatit per minibashkine Nr.7 ne Tirane. Autori dyshohet se ka penguar subjektin politik Partia Socialiste duke hequr mikrofonin dhe njekohesisht qendren e zerit.

Sa me siper u be identifikimi shpallja ne kerkim dhe me pas kapja e autorit i cili dyshohet te jete shtetasi Emiljano Hajdar Shullazi 32 vjec me banim ne Tirane. Sipas socialisteve Shullazi eshte fqinj me kandidatin e PS-se per kete minibashki Erjon Koka te cilit pak dite me pare iu vendos nje sasi eksplozivi ne deren e shtepise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›