E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurt fushata

Berisha Na votoni sepse rritem paga e pensione
Kryeministri Berisha ka sulmuar dje opoziten duke e cilesuar sloganin e saj E vetmja rruge si rrugen e vetmise. fare ju ofroi ju te dashur qytetare e qytetare shqiptare keto kater vite rruga e vetme apo rruga e vetmise. Perpjekje te turpshme dhe unike ne bote per te bllokuar heqjen e vizave per shqiptaret.

Levizja e lire pa viza ishte motoja dhe premtimi yne vizat ne kuti ishte motoja e rruges se vetmise. fare ju premtoi rruga e vetmise per rrogat e pensionet tuaja Ajo e deklaroi rritjen e tyre si akt kriminal kurse ne i dyfishuam dhe mbi dyfishuam ato. Zoti Edi Rama kalon nga takimi ne takim me sharje fyerje fjale te cilat qe te gjitha i merr nga kazani i fjalorit shqiptar.

Por do ti them ketu para jush se ne kete fushate nuk kam ndermend te merrem aspak me fjalorin tend as me mekatet e tua qe nuk ka lume qe i lan do te merrem vetem me hallet dertet projektet perkushtimin vizionin tuaj- tha Berisha.

Meta prezanton Albert Sanxhaku ne Lushnje
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta prezantoi DJE ne Lushnje kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin Albert Sanxhaku. Brenda vitit te pare te mandatit te dyte do te ndertojme parkun industrial te Lushnjes pasi biznesi meriton te kete nje park industrial me te gjithe lehtesite me te gjithe infrastrukturen ne menyre qe te kontribuohet ne rritjen e bizneseve te tyre si dhe ne rritjen e punesimit- tha Meta.

Lidhur me incidentet gjate fushates zgjedhore Metes akuzoi opoziten se po provokon kundershtaret. Mos u merzisni se kane djegur nje flamur te LSI dhe nje te PD. Absolutisht incidente te tilla nuk perbejne asnje lloj shqetesimi. Perkundrazi keto na bindin neve me tej se eshte kjo fushate europiane qe po ben Lulzim Basha ne Tirane Albert Sanxhaku ne Lushnje dhe te gjithe kandidatet e Aleances per qytetarin ne te gjithe Shqiperine- u shpreh kryetari i LSI.

Rama ne Diber Mos shisni voten me 8 maj
Kur kane mbetur vetem pak dite nga zhvillimi i zgjedhjeve kreu i Partise Socialiste Edi Rana i beri thirrje qytetareve te Peshkopise qe te ruajne voten e tyre. Lideri i opozites komentoi ate qe ai e quan blerje te votave duke paralajmeruar banoret e qytetit te Peshkopise se me ato leke mund te shtyjne nje muaj por ata nuk mund te shesin rrugen e re te zhvillimit.

Degjova miqte e mi ne Peshkopi se ju vijne dere me dere dhe ju kerkojne vote me leke. Ky eshte kapercimi i cdo kufiri moral njerezor dhe une ju ftoj te gjitheve qe ta refuzoni kete kapercim kufijsh dhe te jeni te vetedijshem. Duhet te dini se keto para qe ju ofrojne per te blere voten jane leket tuaja qe mungojne ne ekonomine shqiptare sqaroi Rama.

Gjate takimit elektoral me banoret e ketij qyteti ku prezantoi kandidatin socialist Ilir Vranici kryetari i Partise Socialiste akuzoi kryeministrin Berisha dhe politiken e djathte se gjate viteve te drejtimit te tyre kane zhytur ne varferi qytetaret e kesaj zone si dhe i ka percare ne te kuq e blu. Para se te vija ketu ndaluam ne Maqellare aty ku Saliu ka 20 vjet qe premton dhe shkaterron aty ku njerezit jane ndare nga nje hendek i madh ndasie tha Rama.

Kreu i selise roze shpalosi edhe premtimet e se majtes ne rast fitoreje duke theksuar se mbi flamujt e partive politike ne kater vitet e ardhshme do te vendosen interesat e qytetareve. Sipas tij qytetet dhe fshatrat duhet te jene nje vend i bashkejeteses demokratike dhe jo nen thundren e flamurit blu.

Basha Stacion interurban dhe dy nenkalime
Kandidati per kryetar bashkie ne Tirane Lulzim Basha gjate takimit me banoret e njesise 11 prezantoi projektin e tij per zhvendosjen e Stacionit te Trenit dhe ndertimin e stacionit interurban te automjeteve. Kandidati Basha premtoi zhvendosjen e hekurudhes qe kalon permes kesaj lagjeje dhe ndertimin e dy nenkalimeve per te lidhur dy zonat e banimit pergjate segmentit rrugor nga Zogu i Zi deri tek dogana e Tiranes.

Zgjatimi i Bulevardit nga stacioni i trenit tek Bregu i Lumit do te shoqerohet me zhvendosjen e Stacionit te trenit dhe ndertimin prane stacionit te ri te trenit ketu ne afersi te Laprakes te stacionit interurban te kryeqytetit tone. Bashke me stacionin e trenit ne do zhvendosim edhe ate pjese te hekurudhes tha Basha.

Sipas kandidatit demokrat ne rast fitoreje brenda gjashte muajve te pare si kryebashkiak do te nise punimet per Unazen e madhe te Tiranes. Po dje Basha vizitoi edhe ne zone e Bregut te Lumit duke garantuar banoret se ujerat e zeza nuk do te derdhen me ne Lumin e Tiranes por ato do te perpunohen si ne cdo kryeqender tjeter europiane.

Vlore banoret largojne politikanet
Perfaqesues te PS-se dhe PD-se jane perplasur paraditen e djeshme ne qytetin e Vlores ne lidhje me nje investim. Nje betonieri dhe punetoret e nje firme ndertime jane ndaluar nga policia dhe inspektorati kombetar ndertimor ne lagjen Topana te Vlores. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar kreu bashkise Shpetim Gjika dhe deputeti Arben Isaraj. Gjika ka kontaktuar me perfaqesuesit e PD-se por kjo nuk ka zgjidhur situaten.

Pas shume debatesh kane nderhyre vete banoret te cilet kane zgjidhur ceshtjen duke larguar perfaqesuesit e dy forcave politike. Ata u kane kerkuar politikaneve qe te mos e perdorin rrugen per fushate. Shkaku i pengeses per investimin ne rruge mesohet se ka qene nje takim elektoral qe kandidati i PD Ardian Kollozi do te kryente pasdite ne kete lagje.

Punonjesit katalogohen sipas bindjeve politike

Institucionet shteterore ne rrethin e Fierit duhet te katalogojne te gjithe punonjesit ne baze te perkatesise se tyre politike. Dosjet perkatese duhet te perpilohen ne menyre urgjente dhe me pas ti dorezohen deges se PD-se. Nderkohe paralelisht punonjesve i eshte kerkuar edhe numri i kartes se identitetit. Kjo perflitet se ndodh ne te gjithe Shqiperine por deri me tani vetem ne Fier ka prova konkrete.

Nga brenda stafit te PD-se lokale ka rrjedhur nje shkrese qe tregon procesin e katalogimit te punonjesve shteterore.
Shkresa eshte firmosur nga kreret e PD-se te Fierit Ferdinand Murati dhe Admirim Shehu. Ajo ka logon e PD-se dhe mban mbishkrimin KOFIDENCIALE. Kjo kerkese i eshte drejtuar te gjithe institucioneve qe drejtohen nga PD ne qarkun e Fierit.

Ne tabele kerkohej qe brenda dates 01-04 2011 por ky informacion eshte zbuluar vetem dje te dorezohen ne seline e PD emrat e gjithe punonjesve ku ne kolona te vecanta duhej te vendoseshin pozicioni i punes se punonjesit adresa qendra e votimit orientimi politik dhe numri i votuesve ne familje. Kryesisht kjo kerkese eshte derguar ne shkolla spitale Albpetrol Hipoteke Tatim-Taksa etj.

PDIU nis fushaten ne veri te Shqiperise
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet nisi dje turin ne veri te Shqiperise me ndalesat e para Bubqin ku u prezantua kandidati Skender Gjoni dhe Shkodren. Une ju bej thirrje sot qe te votoni Skender Gjonin nje familjar te mire mikun tuaj nje qytetar shembullor i cili do te sjelle ndryshimin e vertete ne Bubq.

Nese ju votoni Skender Gjonin une do te jem deputeti i ri i kesaj zone ne parlamentin shqiptar do te kembengul per permiresimin e jeteses suaj- tha Shpetim Idrizi. Ne Shkoder kryetari i PDIU-se ndaloi tek vlerat historike te ketij qyteti si nje nder qytetet kryesore te Shqiperise. Duke prezantuar kandidatet e Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet per anetar te Keshillit Bashkiak Shkoder Idrizi u beri thirrje te gjitha autoriteteve qe te ndalin shkaterrimin e varrezave te Rrnajit ku prehen eshtrat e familjeve te medha shqiptare te zones.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›