E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti dhe Ruci ne Fier Votoni PS-ne

FIER- Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Gramoz Ruci dhe deputeti Dritan Prifti kane prezantuar kandidatin e majte per kryetar te komunes Dermenas te rrethit te Fierit. Gjate nje takimi ne fshatin Radostine Prifti dhe Ruci kane kerkuar voten e fierakeve per kandidatin Viktor Fasko.

Viktori do te fitoje pasi jo vetem qe eshte biri i ketij fshati por ka projekte shume te rendesishme per te realizuar nderkohe qe per kete komune nuk eshte realizuar asgje- eshte shprehur Prifti.

Ish deputeti i LSI-se ka preferuar qe te ndaje eksperiencen e tij personale me banoret e zones duke i treguar se cfare do te thote te njohesh qeverine nga brenda. Do te jap nje mesazh publik per te gjithe ata qe u bashkuan me ne per fat te keq ne nje rruge te gabuar. shte momenti qe te gjitha votat e LSI-se ne kete komune ne kete Qark dhe ne te gjithe Shqiperine tashme njehere e pergjithmone te bashkohen me PS.

Edi Rama dhe PS jane e vetmja rruge. Ju flet nje njeri i cili e ka provuar dhe rrugen e Sali Berishes. shte nje rruge ku punon Sali Berisha vetem per te mbushur xhepat e disa grupe njerezish apo pushtetit. shte nje rruge qe Shqiperine e shpie ne drejtim te gabuar eshte nje rruge qe ka bllokuar anetaresine ne BE eshte nje rruge dhe u garantoj pasi e njoh mire. Une punova nje vit me ata qe nuk ju intereson juve dhe nuk ju intereson Shqiperise- tha deputeti Dritan Prifti.

Ai i ka bere thirrje te gjithe simpatizanteve te LSI-se qe te mos votojne me Sali Berishen dhe Ilir Meten pasi ana nuk punojne asnje minute per Shqiperine por punojne vetem per veten e tyre.

Punojne vetem per vete me klanet qe kane perreth. Prandaj asnje vote PD as nje vote LSI. Te gjitha votat ne rast se duam te shpetojme kete vend dhe kete komune te jene per PS dhe Viktor Faskon- ka thene Dritan Prifti ne Radostine te rrethit te Fierit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›