E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Tushaj - Gjok Jaku perballja per Lezhen

Tushaj Rikandidoj per te vazhduar projektet

Viktor Tushaj ka fituar mandatin e pare ne krye te bashkise se Lezhes nen siglat PS-LSI. Kete here ai kandidon me nje tjeter koalicion dhe synon voten e qytetareve lezhiane per te vazhduar ate qe ka lene pergjysme. Ne nje interviste per Shekullin Viktor Tushaj tregon vizionin e tij per qytetin e Lezhes dhe paraqet projektet e tij kryesore

Ju rikandidoni per Bashkine e Lezhes. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Rikandidoj per te vazhduar me tej dialogun dhe bashkepunimin me qytetaret e mi te mrekullueshem per nje Lezhe ne ndryshim. Rikandidoj per te vazhduar projektet e nisura ne keto kater vite per ta bere Lezhen me te bukur per banoret e saj dhe me atraktive per turistet. Rikandidoj edhe per faktin se kam punuar per kater vite me shume ritem dhe kam vene ne rrugen e zgjidhjes disa projekte te cilet kerkojne kohe per tu realizuar. Besoj tek vota e qytetareve lezhjan te cilet do me votojne mua sepse ne keto kater vite kam bere me te miren e mundshme. I ftoj qytetaret e mi te me votojne mua sepse kam paraqitur dhe konfirmuar tek ata vizion mjaft te qarta per te ardhmen e qytetit dhe bashkeqytetareve te mi.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit

Le ta gjykoje votuesi lezhjan me 8 maj. Nga debati i deritanishem rezulton qe pika me e dobet e kundershtarit eshte mungesa e vizionit per qytetin dhe perspektiven e zhvillimit te tij.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine ne kater vitet e ardhshme

Platforma ime ne qeverisjen e kater viteve te ardhshme ka ne filozofine e saj qytetarin aktiv bashkepunimin dhe vendimmarrjen me transparence te plote ne interes te tij. Vazhdimin e investimeve publike per nje Lezhe ne ndryshim nje administrate teknike bashkepunuese me qytetarin dhe ne sherbim te tij. Integrimin e plote te qytetit te Lezhes ne bashkesine europiane permes zhvillimit te turizmit rivleresimin dhe rivitalizimin e te gjitha vlerave te trashegimise historike kulturore dhe etnografike per ta kthyer Lezhen ne destinacionin turistik qe meriton te jete.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Permiresimi i jetes se qytetareve permes a. Punesimit b. Krijimit te ambienteve publike bashkekohore ne te gjitha lagjet c. Ngritjes se cilesise se shkollimit permes ndertimit te shkollave te reja dhe orientimit drejt qytetit universitar d. zhvillimit te turizmit etj.

fare u premton biznesmeneve Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Komuniteti i biznesi eshte mbeshtetja kryesore e Bashkise nga i cili gjenerohen te ardhura per ndryshimin e jetes se qytetareve. Atij i premtojme Ulje te nivelit te taksave deri ne kufirin e lejueshem ligjor 30 brenda vitit te pare te mandatit tim te dyte.

Transparence ne perdorimin e te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore duke perdorur cdo vit procesin e buxhetimit me pjesemarrje ku 50 e te ardhurave te planifikuara per investime do lihet ne dore te komunitetit te biznesit dhe atij qytetar per vendimmarrje.

Perdorim me efektivitet i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ne pune publike dhe sherbime ne dobi te komunitetit qytetar dhe atij te biznesit.

Percaktimi i kufijve fiskale te Bashkise Lezhe do jete hapi i pare qe ne do bejme ne drejtim te mbledhjes dhe administrimit te taksave dhe tarifave vendore.

Evidentimi i plote i te gjithe subjekteve qe ushtrojne aktivitet privat ne territorin brenda juridiksionit te Bashkise Lezhe. Faturimi ne kohe rekord per te gjithe kategorite e bizneseve dhe per abonentet familjare.

Si do te menaxhoni ceshtjen e mbeturinave te qytetit dhe shtrirjen e

projektit Grumbullimi i diferencuar i mbetjeve urbane ne lagjet e periferike
Po punohet qe ky projekt i vetmi ne Shqiperi te gjeje zbatim te plote ne qytetin tone dhe njekohesisht te perkrahet nga njesi te tjera vendore. Mbeshtetja nga qytetaret dhe pervoja e ketyre tre viteve na japin kuraje qe ky projekt te marre shtrirje ne gjithe qytetin deri ne periferi me ndryshimin e vetem tek numri i kontejnereve. Aktualisht ky projekt ka gjetur mbeshtetje si nga qeveria shqiptare dhe nga donatore te huaj.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Mundesite financiare te nje bashkie jane te limituara dhe nuk mundesojne zbatimin e cdo projekti pavaresisht nga cilesia e tij apo mbeshtetja qytetare. Per kete kemi sensibilizuar strukturat e qeverise shqiptare dhe donator te huaj per tu bere mbeshtetje financiare te ketij projekti. Une e kam theksuar ne te gjitha daljet e mia publike se sot jemi te mbeshtetur edhe nga dy projekte me vlera 40 mije dhe 50 mije euro nga qeveria zvicerane dhe ajo holandeze mbeshtetje te cilat do krijojne premisa te plota per implementimin tij me sukses.

Si e vleresoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin e Lezhes

Jane strukturat e rendit kompetente per dhenien e nje pergjigje me te sakte por une si kryebashkiak mund te theksoj faktin se Lezha eshte nje qytet i qete dhe mbart nje kulture te vecante bashkepunimi. Lezha ka pasur bashkejetese mjaft normale ndermjet komuniteteve fetare krahinore dhe bindjeve politike. Ky realitet ka krijuar nje klime bashkepunimi nderqytetare. Roli yne mbetet permiresimi i vazhdueshem i jetes se qytetareve per ti ofruar sherbime te kulturuara. Pra bashkia me menyrat e zgjidhjes kohen dhe cilesine e tyre mbetet nje indikator i vazhdueshem per amortizimin dhe parandalimin e veprimeve jo te ligjshme.

Cilat jane planet tuaj per zhvillimin e turizmit

Turizmi konsiderohet nje pjese e pandare e qytetit te Lezhes ndaj bashkia i ka kushtuar nje vemendje te vecante zhvillimit te koordinuar te potencialeve turistike per te krijuar mjedis terheqes per turizmin dhe zhvilluar biznesin e ketij sektori. Bashkia Lezhe ka hartuar disa projekte ne kete fushe dhe turizmi mbetet prioritet kryesor ne bashkepunimet brenda vendit dhe ate nderkombetar. Krahas punes per hartimin e Strategjise se zhvillimit te turizmit Bashkia Lezhe sebashku me 15 partner te tjere te zones se Adriatikut ka fituar nje projekt prej 3 milione euro per ngritjen e nje rrjeti turistik nderkombetar qe ka ne vemendje qytetet e murosura. Investimet ne zonen arkeologjike dhe kalane mesjetare po krijojne premisa te plota per ngritjen e nje muzeu arkeologjik. Trashegimia etnografike e banoreve te qytetit tone ne te cilin gjenden 38 kostume popullore e bejne te domosdoshem ngritjen e muzeut etnografik.

Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore ne sherbim te turizmit

Investimet e deritanishme dhe ato te planifikuara te cilat mund te themi se kane marre rrugen e zgjidhjes flasin per nje pune konkrete ne infrastrukturen publike per ta bere Lezhen te vizitueshme. Nder investimet e munguara mund te permendim ndertimin e rruges se kalase e cila jo vetem do te lidhe lagjen me te vjeter te qytetit Sheherin me Lezhen por do jete nje zgjidhje reale per vizitore vendas dhe te huaj per ne kalane qytetit. Krahas investimeve te nisura ne infrastrukture nder projektet e katervjecarit te ardhshem mbetet ndertimi shetitores se bregut te Drinit e cila eshte impakti i pare i vizitorit me qytetin.

Lezha disponon objekte te rendesishme Kalane dhe Memorialin. Cili eshte plani juaj per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe arkitekturore

Ne gjithe strategjine e zhvillimit te turizmit kulturor mbetet vleresimi i veprave me rendesi historike dhe zbulimi i kesaj trashegimie nga institucione te specializuara sic po punohet ne tre vitet e fundit. Gjithashtu nga sektore te specializuar po punohet per rivitalizimin e kesaj trashegimie permes projekteve te ndryshme per Obeliskun Memorialin kalane objektet e kultit etj. Sidoqofte kjo trashegimi eshte nje aset i banoreve lezhjan dhe mbarekombetar. Ndaj hartimi dhe zbatimi i projekteve qe ndikojne ne rivleresimin e kesaj pasurie do kete ne epiqender konsultimin me grupet e interesit dhe institucionet e specializuara.

A keni pergatitur nje liste premtimesh dhe projektesh te reja me te cilet do ti ftoni zgjedhesit

Po. 1. Ndertimi i Parkut industrial ku do te punesohen mbi 3 mije punonjes jo vetem qytetar te Lezhes por dhe nga periferite.

2. Brenda 6-mujorit te pare te mandatit te ardhshem Lezha do te kete Universitetin e saj.

3. Jane ne proces dhe do te perfundojne gjimnazi i ri dhe shkolla e re 9-vjecare per te cilat jane investuar mbi 4-milione dollare.

4. Brenda vitit te pare te mandatit te ardhshem do te perfundojne dhe nje sere investimesh te tjera ne infrastrukture qe lidhen drejtperdrejt me rritjen e cilesise se jeteses per bashkeqytetaret e mi. Vlen te permendet Hartimi i planit per ndertimi i shetitores buze lumit Drin ndertimi i rruges se Kalase dhe rruges se spitalit e te tjera investime si keto.

Cila do jete motoja juaj ne fushaten zgjedhore

Slogani im ne kete fushate eshte i shpalosur ne publik Jetojme bashke - vendosim bashke. Ndonese mund te duket ne pamje si nje slogan i ri ne te vertete eshte nje vazhdimesi per faktin se kater vitet e qeverisjes time jane karakterizuar nga praktika bashkeqeverisese kjo e reflektuar ne gjithe vendimmarrjen kryesore te qytetit. Hartimi i buxhetit me pjesemarrje te komunitetit percaktimi i prioriteve te investimeve diskutimi me grupet e interesit per hartimin e paketes fiskale dhe transparenca e vazhdueshme ne perdorimin e te ardhurave ka qene motivi i suksesit ne qeverisjen e ketyre kater viteve. Lidhur me projektet e se ardhmes mund te themi se ato jane te percaktuar te diskutuara ne takime me komunitetin dhe jane afishuar ne materialet elektorale. Keto projekte do sigurojne nje vazhdimesi ne urbanizimin e kontrolluar te qytetit zhvillimin e turizmit dhe rritjen e cilesise se jetes se qytetareve.

Gjok Jaku Pse kandidoj per Lezhen

Prej tre javesh Shekulli eshte ne pritje te intervistes se kandidatit te opozites per bashkine e Lezhes Gjok Jaku. Pas shume shtyrjesh intervista e Gjok Jakut nuk erdhi as diten e djeshme. Per te qene korrekt me kandidatin sot ne po botojne nje profil te shkurter te tij

Gjok Jaku eshte kandidati i opozites per postin e kryetarit te bashkise Lezhe. Jaku e ka mbajtur edhe me pare kete post te cilin e ka lene ne vitin 2007 pas marreveshjes PS-LSI ku Lezhen e mori partia e Ilir Metes. Ne 2009 Jaku u zgjodh deputet i Kuvendit te Shqiperise ne qarkun Lezhe. Kete post e mbajti deri disa dite me pare kur dha doreheqjen per te kandiduar serish per kryebashkiak. I pyetur perse la postin e deputetit Jaku eshte shprehur se ia kane kerkuar strukturat e Partise Socialiste ne Lezhe dhe elektorati i tij.

Premtimi i tij kryesor eshte nje model te ri te qeverisjes vendore transparence te investimeve dhe sherbimeve dhe harxhimeve ne bashki si dhe nje administrate profesionale. Permiresim te kushteve te jeteses e mjedisit dhe permiresim te kushteve neper shkolla dhe ambienteve jashte shkollore duke kthyer Lezhen ne nje qytet model. Permiresim te infrastruktures dhe me shume punesim.

Jetmir Shtjefni 23 vjec

Ndonese jane bere nderhyrje ne infrastrukture per rinine nuk eshte bere asgje per punesimin dhe integrimin e tyre. Rinia ka mbetur ne kafene apo duke shetitur bulevardit per shkak te mungeses se mundesive te punesimit ndersa nje pjese te kohes e kalojne ne internet. Papunesia ka bere qe te rritet edhe kriminaliteti kryesisht rastet e vjedhjeve. Drejtuesi lokal kushdo qofte ai duhet te mendoje qe te permbushe premtimin e bere per ndertimin e nje qendre rinore por edhe per mundesite e punesimit.

Ermir Mhillaj student 21 vjec

Lezha eshte qyteti me i bukur ne Shqiperi kjo per vete faktin qe Lezha ka resurse te padiskutueshme det fushe mal arkeologji etj. Gjerat qe i mungojne Lezhes jane shetitorja buze Drinit ndertimi i rruges se kalase. Po te beheshin edhe keto do te ishte shume mire.

P. Gjini 44 vjec

Ne rruget kryesore te Lezhes eshte investuar por problem mbeten lagjet ne brendesi sistemimi dhe asfaltimi i tyre. Ndjejme mungesen e nje kendi lojerash per femije apo dhe te nje kinemaje dhe teatri.

Armando Gega 19 vjec

Duhet te permiresohen shume gjera. Rruget periferike te qytetit jane jashte standardeve. Rruget kryesore jane ende pa vijezime. Rinia eshte lene jashte vemendjes. Vecanerisht adoleshentet nuk kane ku te punesohen te vetmit vende kane mbetur kafenete. Ndersa mungon jeta e nates.

M. Gjeta
Lagjja jone Koder Mulliri eshte nje lagje e re e krijuar pas viteve 90. Ka mungese totale te infrastruktures rrugore e cila besoj se duhet te rishihet me perparesi ne menyre qe edhe kjo lagje te integrohet me lagje te tjera te qendres se qytetit te Lezhes. Femra vazhdon te mos e gjeje veten ne tregun e punes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›