E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari Parlamenti kerkon informacion nga burgjet dhe SHISH-i

Ministria e Drejtesise dhe te gjitha drejtorite e Sherbimit Informativ Shteteror ne qarqe duhet te japin informacion lidhur me demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Kerkesa eshte bere gati tashme nga anetaret e Komisionit Hetimor te ngritur per kete ceshtje. Deputeti Fatos Hoxha deklaroi dje gjate mbledhjes se radhes se komisionit hetimor se kishte pergatitur nje kerkese per Ministrine e Drejtesise nepermjet te ciles kerkonte informacion te detajuar nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne lidhje me tentativat per destabilizim te sistemit te burgjeve ose per te organizuar trazira ne institucione te vecanta riedukimi gjate dhe pas veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues date 21 janar ose informacion qe ne menyre te terthorte kishin te benin me date 21 janar 2011. Keto struktura duhet te japin informacion per masat e marra per perballimin dhe mbajtjen e situates ne kontroll ne sistemin e burgjeve korrespondencen zyrtare dhe kopjo te shkresave qe ka pasur me institucione te tjera ne funksion te zbulimit identifikimit perballimit neutralizimit pengimin dhe ndeshkimin veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues me 21 janar - tha ai ndersa saktesoi si kufi kohor 2 shkurtin. Kerkesa e dyte e pergatitur nga Hoxha u drejtohet drejtorive te SHISH ne qarqe te cilat duhet te informojne komisionin brenda dates 5 shkurt nese kane pasur kerkesa urdhra apo udhezime qe iu jane parashtruar per informacion nga strukturat qendrore te SHISH-it per te mbledhur dhe parashtruar informacion lidhur me pergatitjen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues qe lidheshin me veprimtarine e paralajmeruar nga PS me date 21 janar 2011 ose gjate dhe pas kesaj date. Nese po keto dokumente duhet te vihen ne dispozicion te Komisionit. A ka pasur urdhra apo udhezime per te analizuar performancen e drejtorise tuaj para gjate dhe pas dates 21 janar 2011 lidhur me mbledhjen dhe percjelljen e informacioneve per te perballuar tentativen per permbysje te rendit kushtetues. Cilat jane veprimet e ndermarra nga ana juaj ne kete drejtim - citoi Hoxha kerkesen drejtuar SHISH-it. Ne fjalen e tij kryetari i komisionit Eduard Halimi tha se shume e rendesishme tashme mbetet grumbullimi i fakteve dhe per kete arsye anetaret e komisionit ne daten 29 janar dhe ne 30 janar do te kryejne vizita faktmbledhese ne Garden e Republikes dhe Policine e Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›